dr. anonim

Archive for 2009

Drama periodike (3)

In drama fizike on Tetor 30, 2009 at 11:41 pm

Nje pjese e mire e njerezve enderrojne te kene ate qe smund te kapin.
Eshte si puna e asaj karameles qe eshte siper tavolines, qe e shef nga larg, do ta provosh, i rrotullohesh anash e anash….here tenton te afrohesh me shume takt, here i thua vetes qe nuk duhet dhe ben nje hap mbrapa.
Pastaj te kujtohet dentisti qe te ka thene : MOSSSSSS….dhe jo shume me vone lindin dyshimet mbi kompetencat e dentistit ne fjale :… se mos i di te gjitha ai….
Dhe prap se prapi…..aty rrotullohesh

Me shume s’mundem e me shume dua, po behet obsesion.
Arsyetimi i vetvetes me argumenta shume bindese  po ben efektin e kundert…

Si te sherohem doktor ???

haiku

In Uncategorized on Tetor 26, 2009 at 9:14 am

Il est dur parfois

de distinguer la merde

des feuilles d’automne.

In drama fizike on Tetor 24, 2009 at 10:04 am

I’m so unhappy…

And this is supposed to be a poetry

talking about unhappiness…

This supposes that some days ago I was happy

(otherwise I could not know that I am unhappy)

Statistics apart, I have no idea how did I make it

to be happy. I was simply happy. Everything happened

simply. Simply. Simply should be the key word.

I did nothing. It happened. And then I started to try to be happy.

(It means I was not happy, simply, anymore.)

And since then I’m not happy anymore.

May be it’s the rain. But it’s not raining

today.

p.s. I’m really sorry to break your eggs with the above. I just needed to express myself in public.

për shokët e mi frankofonë

In Uncategorized on Tetor 19, 2009 at 3:09 pm

Des feuilles d’automne

poussent de mes yeux

mêlées de mer(e)s manquées

des petits jardins sur des bricks rouges

plein de lait et de roses

sauvages.

Les foyers des cheminées

me piquent les yeux

des flammes précoces précédent

le  ramoneur.

Je me serre le cœur entre les mains

pour qu’il ne se dissipe pas

dans les entrailles empoisonnées

d’insomnies et de repas snack.

Et pourtant le ciel est gai

hôtel Tulipe fumme des barbapapas

une fille sifle une chanson de bonjour

des fils électriques s’entremêlent joyeusement

autour d’un arbre

qui m’indique le jour

jour après jour…

…des feuilles d’automne me tombent

des yeux…

Tempus !

In drama fizike on Shtator 21, 2009 at 10:04 pm

Pse jam akoma keshtu ?  Sepse refuzoj, refuzoj te rritem.
Nuk kam deshire.
Me kane vjedhur adoleshencen.
Atehere, kam vendosur qe edhe per ca kohe do te ngelem akoma ne gjendje psikollogjike dhe ne pamje “teenager”

E di, e di shume mire qe nje dite do vije,
por deshiroj qe te vije sa me vone.

Ky ishte ndeshkimi dhe pasoja e çrrenjesimit, humbjes dhe rilindjes.
Jeta vazhdon sigurisht por fluturimi ka nje ndryshim orari.

…” Rinia eshte e vetmja gje qe meriton ta zoterojme”  (Oscar Wilde)

In drama fizike on Korrik 14, 2009 at 12:43 pm

fryma e mpakur e tokës është aty jashtë

mushkërive të mia në zi

e unë përpiqem të kujtoj se si jihet i lumtur.

don’t make that “noise”!!!

In dramat e botës on Maj 19, 2009 at 1:35 pm

Dita e fundit ?!

In drama fizike on Prill 18, 2009 at 12:19 pm

Isha duke menduar se çfare do beja sikur ta dija qe ishte dita e fundit e jetes time dhe se te nesermen do te kaloja ne nje bote tjeter (…rafmet past per mua).
U mendova, u mendova…..e u mendova, e u mendova, dhe erdha ne perfundimin qe sdo te doja te beja gjera qe si kam bere ndonjehere (siç mund te duan te bejne pjesa derrmuse e popullesise).

Pike se pari, do  kontaktoja nje “ex”  edhe do i thoja sa shume e kam dashur, po shume fare, me shume se saç mendoja se mund te doja, mbase edhe mund ti kisha kputur ndonje te share te bukur per te perfunduar bukur (dhe nese do kishte mundesi ta kalonim ate nate te fundit bashke nuk do thoja jo :D ).

Pike se dyti, do beja nje kontrate sigurimi jete (se sot, kushton shtrenjt edhe te vdesesh…dhe te prenotosh nje vende per varre mund te quhet luks) keshtu qe te pakten kjo do i lejoj disa te afermve te ngushellohen duke bere shopping apo investuar (ne kurriz tim :D ) dhe çka ngelej nga une sdo perfundonte hi ne nje kafanoz te shpifur (i cili per rastesin me te madhe do thyhet ne nje pellg me uje, e se fundemi do perfundoja se qeni llaç…)

Se treti, pasi te kem lare hesapet me fis e farefis (me nje leter nga ato te stilit: mos te rafshin kur per hise) do puth njerzit me ta afert dhe vetem kaq… (prove me te madhe dashurie sesa lenja e sigurimit jetes ne emer te  tyre ska).
E me pas do merrja nja dy shishe te mira, cigare, dhe do perfundoja me nja 2-3 veta ne ndonje vend qe kam per zemer, dhe ku vdekja do kalonte me lehte.

Ti ???

Kujdes!

In drama fizike on Mars 31, 2009 at 2:14 pm

Kujdes!

Të mos biesh befas në plasën ku dëshira

për të zhdukur një bjonde – një nga ato që të shtypin

me gjoksin e rëndë si pikëpyetje mbi supin

ku mbështet koka jote

(sup’ që s’kapërdihet asht or vlla xhelozia!) – të të tërheqë

ditë dritë prej rrëzës së shpatullës

ku purpuri i mëngjeseve është përditë

një tjetër.

(Po ashtu, kujdes dramatik; ora ka ndërruar që të djelën që shkoi.)

Drama periodike (2)

In Uncategorized on Mars 11, 2009 at 4:18 pm

Sot, drama me e madhe eshte te pranosh se (nuk) je medioker.

Mos e teproni dhe ju goca

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on Shkurt 24, 2009 at 9:33 am

Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.

O …hhhh, si Orgazma (për të gjithë tipat, dhe ata me ndjeshmëri të lartë apo të ulët)

In drama fizike, dramat e botës on Shkurt 9, 2009 at 4:13 pm

Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma. Read the rest of this entry »

Drama Periodike (1)

In drama fizike on Shkurt 6, 2009 at 9:55 am

E vetmja gjë që na vjen ndër mend (për
momentin), është që dikush duhet të ulë patjetër çmimin e Prozakut,
ose Xanaxit ose të të dyjave. Nuk ia dalëm dot derman.

Drama numër 1
(Drama Periodike ka shkuar në farmaci për të marrë atë që i takon,
sipas mënyrës së përshkruar që më parë)
Farmacistja F (me italike) – Prapë ti?
Mbyllet akti i parë.
Kështu mbyllet edhe i dyti edhe i treti ka dy tre vite.