Mungesa e ndjeshmerise qe me karakterizon, sme lejon te bej melodrame.
Thjeshte dilema e radhes eshte : me mire nje dhimbje pafund apo nje fund i dhimbshem ?!
Sigurisht qe per ty keto 3 dite dhimbje tu duken te pambarueshme sepse nuk e kishe me as nocjonin e kohes, por une dhe egoizmi im doja dhe pak me shume kohe per te qene gati…
Ti smund ta imagjinosh dot se sa shume po me dhemb ne zemer per ty….
Por ti e mbajte fjalen, se kur une do te trokas ne deren tende ti ske per te qen me aty.
Nje pjese e mire e njerezve enderrojne te kene ate qe smund te kapin.
Eshte si puna e asaj karameles qe eshte siper tavolines, qe e shef nga larg, do ta provosh, i rrotullohesh anash e anash….here tenton te afrohesh me shume takt, here i thua vetes qe nuk duhet dhe ben nje hap mbrapa.
Pastaj te kujtohet dentisti qe te ka thene : MOSSSSSS….dhe jo shume me vone lindin dyshimet mbi kompetencat e dentistit ne fjale :… se mos i di te gjitha ai….
Dhe prap se prapi…..aty rrotullohesh
Me shume s’mundem e me shume dua, po behet obsesion.
Arsyetimi i vetvetes me argumenta shume bindese po ben efektin e kundert…
Pse jam akoma keshtu ? Sepse refuzoj, refuzoj te rritem.
Nuk kam deshire.
Me kane vjedhur adoleshencen.
Atehere, kam vendosur qe edhe per ca kohe do te ngelem akoma ne gjendje psikollogjike dhe ne pamje “teenager”
E di, e di shume mire qe nje dite do vije,
por deshiroj qe te vije sa me vone.
Ky ishte ndeshkimi dhe pasoja e çrrenjesimit, humbjes dhe rilindjes.
Jeta vazhdon sigurisht por fluturimi ka nje ndryshim orari.
…” Rinia eshte e vetmja gje qe meriton ta zoterojme” (Oscar Wilde)
Isha duke menduar se çfare do beja sikur ta dija qe ishte dita e fundit e jetes time dhe se te nesermen do te kaloja ne nje bote tjeter (…rafmet past per mua).
U mendova, u mendova…..e u mendova, e u mendova, dhe erdha ne perfundimin qe sdo te doja te beja gjera qe si kam bere ndonjehere (siç mund te duan te bejne pjesa derrmuse e popullesise).
Pike se pari, do kontaktoja nje “ex” edhe do i thoja sa shume e kam dashur, po shume fare, me shume se saç mendoja se mund te doja, mbase edhe mund ti kisha kputur ndonje te share te bukur per te perfunduar bukur (dhe nese do kishte mundesi ta kalonim ate nate te fundit bashke nuk do thoja jo ).
Pike se dyti, do beja nje kontrate sigurimi jete (se sot, kushton shtrenjt edhe te vdesesh…dhe te prenotosh nje vende per varre mund te quhet luks) keshtu qe te pakten kjo do i lejoj disa te afermve te ngushellohen duke bere shopping apo investuar (ne kurriz tim ) dhe çka ngelej nga une sdo perfundonte hi ne nje kafanoz te shpifur (i cili per rastesin me te madhe do thyhet ne nje pellg me uje, e se fundemi do perfundoja se qeni llaç…)
Se treti, pasi te kem lare hesapet me fis e farefis (me nje leter nga ato te stilit: mos te rafshin kur per hise) do puth njerzit me ta afert dhe vetem kaq… (prove me te madhe dashurie sesa lenja e sigurimit jetes ne emer te tyre ska).
E me pas do merrja nja dy shishe te mira, cigare, dhe do perfundoja me nja 2-3 veta ne ndonje vend qe kam per zemer, dhe ku vdekja do kalonte me lehte.
Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.
Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma. Read the rest of this entry »
E vetmja gjë që na vjen ndër mend (për
momentin), është që dikush duhet të ulë patjetër çmimin e Prozakut,
ose Xanaxit ose të të dyjave. Nuk ia dalëm dot derman.
Drama numër 1 (Drama Periodike ka shkuar në farmaci për të marrë atë që i takon,
sipas mënyrës së përshkruar që më parë)
Farmacistja F (me italike) – Prapë ti?
Mbyllet akti i parë.
Kështu mbyllet edhe i dyti edhe i treti ka dy tre vite.
Tu te demanderas surement comment je peux faire une chose pareille. Eh oui, je te quitte, même si on n’est pas ensemble. Mon esprit te dit adieu. Il ne veut plus penser à toi, il ne veut point espérer que tu t’intéresses ne serait-ce qu’un peu à moi en dehors de ton joli canapé. Read the rest of this entry »
Ajo është bjonde. Po jo nga ato që duken budallaqe. Nuk duket as ndonjë gjë shumë e mençur. Duket thjeshtë e pasigurt, si një njeri që posa ka filluar punë ndoshta. Cka më intereson prej shumë ditësh nuk është personi, por takat e saj. Ajo mban taka të larta, sepse është e shkurtër. Për dreq, prapë po flas për të. Pra ajo mban taka të larta që trokëllijnë nëpër koridor çdo 20′ me frekuencë mesatare 2” dhe kohëzgjatje mesatare të përgjithshme rreth 30”. Ndoshta ajo ka nevojë të dëgjojë zhurmën e vet për t’u siguruar që ekziston… Po sinqerisht që nuk më intereson arsyeja e shkundullimës që provokon ajo çdo herë! Eshtë dramatike, por unë dhe ajo mund të ishim bërë shoqe, po të mos kisha zbuluar se takat rrapëllitëse ishin të sajat…
Meshkujt ndonjëherë bëjnë pyetje të parehatshme. Sidomos kur ke pak kohë që i njeh. Sidomos kur kanë shumë pak kohë që të njohin…
Pyetje nga më të çuditshmet është ajo erdhe ti?
Po të kesh ardhur, çuditesh se çfarë ndjeshmërie të leshtë ka tjetri që s’e mori vesh që ti erdhe.
Po të mos kesh ardhur, do duhet t’i fyesh krenarinë burrërore duke i thënë jo ose do duhet ta gënjesh me një buzëqeshje të sajuar dhe të rrezikosh të mos vish më kurrë se ai do vazhdojë zananë në të njejtën mënyrë…
Cuna të dashur, përpiquni të kuptoni me trup e me shpirt a erdhi apo nuk erdhi ajo. Dhe nëse nuk arrini akoma ta ndjeni, ka shumë mundësi që partnerja juaj nuk ka ardhur ndonjëherë. Dhe ky nuk është absolutisht fare fundi i botës. Dmth nuk është fundi i botës nëse nuk vazhdon përgjithmonë.
Ju lutem, ju që s’i honepsni dot pyetjet e asnjëlloji, na e kurseni një dramë; mos pyesni a erdhe? Se ne jemi aty, dhe në s’kemi ardhur akoma.
Sapo kisha mësuar të përdorja mjetet e komunikimit virtual në kohë reale, u njoha papritmas e papandehur me një qenie reale të gjinisë mashkullore, me sy blu e zë bas, që sot e kësaj dite ia mbaj mend falë teknikave audiovizuale të asaj kohe, që s’krahasohen për nga pastërtia me ato të sotmet, dhe që ka rrezik të jenë dhe përgjegjëset kryesore për varësinë time të asokohe ndaj komunikimit me shpirtin në fjalë, që shpesh, akoma dhe sot, bëhet imi.
…
Si thashë më parë, nuk është më e vështirë se të rrish pa burrë.
Vendosa të shkruaj këtu sa herë më vjen për të tymosur. Po të mos e kisha kokën si të mpirë, me siguri do shkruaja një libër për një javë.
*
Pas buke
E gjitha kjo është shumë patetike, aq patetike sa s’e shkruaj dot në blogun tim të vërtetë, që nuk është më blogu im i vërtetë, ç’eshtë e drejta. Por të lexosh patetizmin tënd të ndihmon të shkëputesh prej tij, kështu të paktën besoj. Read the rest of this entry »
Parmbrëmë në darkë u gjenda në barin tim dikur të preferuar, një barkë spanjolle e ngulur në gurët e një sokaku që s’është më shumë i të marrëve se i të mençurve. U gjenda pra aty duke pirë sangria dhe duke biseduar me një mikun tim të stërlashtë (në fakt është një ish i lashtë, me të cilin kemi ngelur miq, fillimisht prej jetëve sociale të varfra reciproke, dhe pasandej ngaqë nuk e bezdisim fare njëri-tjetrin). Kështu pra, kisha ndezur dhe cigaren e n-të të mbrëmjes dhe ndërkohë që e thithja, ndjeva diku rreth solarpleksusit dhe mandej në lobin verilindor të kokës, një tip vakumi që unë zakonisht e identifikoj si nevojë për duhan, gjë që ishte e çuditshme sepse cigarja ime ishte akoma e ndezur dhe unë po e thithja me sa mundja. Read the rest of this entry »
se ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.
po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?
kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.
kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.
e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?
kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.
kemi nje valle, ok? ja e filluan dy veta ket’vallen. nuk e kishin idene fare si kercehej, po e filluan gjithsesi. bam muzika, bam edhe ata. vetem se po shpejtohej muzika e gjore dhe kembet nuk po e ndiqnin dot. ja edhe kembet u morren edhe njeri pengoi tjetrin e keshtu me rradhe. edhe publiku u inatos e u fye fort se e kishte marr shume seriozisht rolin e gjykatesit. po edhe njeri nga “valletaret” u turperua se publiku filloi tu bente “boooooooooo” edhe fap, nje vrap te mire nga skena.
ngelet “valletari” tjeter si derdemen guak edhe ja fut nje valleje, stil komplet i ri, qe vetem gorrillat e kuptojne.
këtu mund të vini të shkruani gjithë dramat që nuk shkruani dot nëpër blogjet tuaja, sepse familja, shoqëria, ishët, kandidatët, jua njohin blogun dhe ju nuk doni të ekspozoni anën tuaj dramatike, apo s’keni kujt t’i ankoheni në shtëpi, apo thjeshtë doni tu bëni nder dramatikëve të tjerë nëpër botë ... Vazhdo leximin »