dr. anonim

Archive for the ‘dramat e botës’ Category

ragazza mia…

In dramat e botës on Nëntor 20, 2009 at 6:48 pm

Anche un uomo

Ragazza mia ti spiego gli uomini
ti servirà quando li adopererai
son tanto fragili, fragili tu
maneggiali con cura
fatti di briciole, briciole che
l’orgoglio tiene su
ragazza mia sei bella e giovane
ma pagherai ogni cosa che otterrai
devi essere forte ma forte perché
dipenderà da te
tu sei l’amore il calore che avrà
la vita che vivrai.
anche un uomo può sempre avere un’anima
ma non credere che l’userà per capire te
anche un uomo può essere dolcissimo
specialmente se al mondo oramai
gli resti solo tu.
Ragazza mia adesso sai com’è
quell’uomo che mi porti via e vuoi per te.

…Limitet e dashuris ???

In dramat e botës on Nëntor 12, 2009 at 10:58 pm

…eshte te duash pa limite…. !!!
Keshtu paska thene njeri(a)  njehere e nje kohe. Por sa aktuale eshte ???

Versjon 1 :
Po po dhe poooo…deshperimisht, verberisht tmerresisht deri ne frymarrjen e fundit. Romeo dhe Xhulieta nuk ishin te çmendur, por thjeshte besonin tek ai motor jete.
Duhet pranuar si vjen, jetuar si mundet dhe  luftuar deri ne grimcen e fundit te bindjes per te.

Versjoni 2 :
Nji minute tani.
Bota ne te cilen jetojme nuk eshte gjithmone roze, biles pjesen me te madhe te kohes eshte e vrenjet gri.
Nuk eshte e mundur praktikisht qe dikujt ti japesh gjithshka, gjithmon totalisht dhe apsolutisht pa kerkuar asgje ne nderrim.

Dashuria, si disa gjera te tjera, ka nje çmim, ka ca kufinj, dhe ka nje kohe te caktuar…
eshte nje kuti konserve qe e merr per dizajnin e pelqen per shijen, kur mbaron peshperit : pse kaq ishte ?!
dhe gjate gjithe ketij proçesi ke paguar (ne nje menyre apo nje tjeter) vleren e saj te presupozuar.

don’t make that “noise”!!!

In dramat e botës on Maj 19, 2009 at 1:35 pm

Mos e teproni dhe ju goca

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on Shkurt 24, 2009 at 9:33 am

Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.

O …hhhh, si Orgazma (për të gjithë tipat, dhe ata me ndjeshmëri të lartë apo të ulët)

In drama fizike, dramat e botës on Shkurt 9, 2009 at 4:13 pm

Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma. Read the rest of this entry »

(nëse) gocat s’janë të k’naqme (ky s’është faji i çunave-thotë një studim i fellë)

In dramat e botës on Dhjetor 21, 2008 at 1:34 pm

Para pak ditësh lexova një studim shumë serioz (bërë me statistika dhe me ultratinguj), sipas të cilit disa gra nuk e kanë atë pikën që e ka emrin si emri i një partie shqiptare, dhe prandaj dhe nuk arrijnë kurrë kënaqësinë që pritet nga pika në fjalë. (Në fakt kënaqësia pritet nga pala tjetër, po këta po merren aktualisht me studime serioze). Ata që do thonë që studimi ka të drejtë se secili është përgjegjës për kënaqësitë dhe pakënaqësitë e veta, që sot e tutje të mos mburren si gjela kur tjetra të shprehë shenja kënaqësie (nëse prite Zot ndodh). Ha ha…

Sidoqoftë, duke u vërtitur nëpër YT, gjeta një video ku Björk dhe PJ Harvey këndojnë “(I Can’t Get No) Satisfaction” të Rolling Stones. Meqë po afrohet fundviti, përshëndes të gjithë anonimët dramatikë të këtij blogu dhe ata jashtë tij. Qofshi mirë dhe të lumtur!

Dje-Sot-Neser

In dramat e botës on Dhjetor 1, 2008 at 9:46 pm

Kur isha e vogel kaloja kohen time duke bere deshira, nuk e di pse me ishte fiksuar ne mendje qe menyra e vetme per ti arritur disa gjera, ishte te thoja ne mendjen time deshirat qe kisha duke then : te lutem te lutem te lutem edhe ato do te plotesoheshin.
Dhe duke qene qe nje pjese e mire e tyre plotesoheshin (per rastesin me te madhe) atehere kjo me bindte mua qe PO nese lutesh fort do te plotesoheshin.
Dhe keshtu per kohe te gjate… Read the rest of this entry »

grama II

In dramat e botës on Nëntor 30, 2008 at 11:56 am

You, the living (!!!)

In dramat e botës on Nëntor 25, 2008 at 10:19 am

Dramatikisht

In dramat e botës on Nëntor 6, 2008 at 8:39 pm

…kisha per te thene vetem kaq:

 

…duke menduar per ty.

Arsyja e te qenurit???!!!!

In dramat e botës on Tetor 29, 2008 at 5:57 pm

Kujt nuk i kane ardhur ndonjehere ndonje nga ata deshmitaret e Jehovait ke dera e shtepise???
Mua gjithmone, edhe kudo, si ne Shqiperi ashtu edhe ketu ku jam tani.
Ne fakt sme shqeteson ideja e nje bashkbisedimi mbi fene dhe besimin, thjeshte jam koke forte, kam bindjet e mia te cilat i mbroj si mundem, dhe mbi te gjitha kam nje shpirte kundershtimi te theksuar.
Njese se kjo nuk eshte çeshtje.

Ceshtja eshte qe ketu ishte nje meso grua qe me vinte, shume e mbajtur, me sy shume te bukur, dhe shume e qeshur, dhe me nje ze shume qetesues, nuk vinte per mua, sepse une zakonisht nuk kam kohe…as deshire…as nerva…

Heren e fundit isha duke dal nga dera, edhe shoh kete zonjen qe me dha me nje buzeqeshje te madhe revistat e zakoneshme…e kisha me nxitim, ajo me nge si gjithmon. Ne fakt e kisha vene re ndryshimin e saj fizik, por si perhere arsyeja qe i jap gjerave eshte : njerzit kane halle, sja kane ngene shume gjerave, keshtu qe varja. Read the rest of this entry »

Mbi meshkujt -3-!

In dramat e botës on Tetor 24, 2008 at 11:03 pm

Ata kane detyrimisht diçka qe thyen mitin e tyre.
Dhe ai me i persosuri, me i bukuri, me i zgjuari, me….princi i kalter, e ka nje te keqe!

E gjithe çeshtja eshte ti zbulosh, ti studjosh, eventualisht ti rregullosh nese krijesa ne fjale ja vlen, ose ose ne rastin e kundert ti heqesh vizen, te kalosh ne nje qenje tjeter duke shpresuar te jete me mire.

Problemi qendron ne dy pika te vogla:

1) Kur mundohesh ti ndreqesh, i jep rruge nje problemi tjeter qe eshte: Ti do te me ndryshosh qe tani ?!

2) Kur mundohesh te kalosh ne nje faqe te re te nje libri tjeter, bie ne dyshimet e zakonshme te stilit : po sikur te gjithe ata, te jene nje dege me e thyer se tjetra, sikur asnjeri asnjeri te mos jete ne nje mesatare te pranueshme!!!! Read the rest of this entry »

Mbi meshkujt -2-!

In dramat e botës on Tetor 12, 2008 at 6:31 pm

Thelle thelle, mendoj se te zesh vendin e seksit tjeter per nje çast te vetem, te ben mire.
Dmth, pertej faktit qe ke nje pikpamje te dyfishte per situata te njejta, te lejon qe per X-kohe te ndjesh ate qe seksi i kunder ndjen.
Sigurisht kur ne rolin e seksit te kunder je dominues dhe mbi te gjitha ben rregullat, te shijon akoma me shume.

E gjithe kjo per te thene qe, ndihesh mire…dmth, ndihesh mire kur ne nje fare menyre merr hak ne emer te gjinis tende, me po te njejtat pretekste qe ate…”ata kundershtaret” tane dominojne pjesen me te madhe te kohes. Read the rest of this entry »

Mbi meshkujt -1-!

In dramat e botës on Tetor 4, 2008 at 1:29 pm

Ti futesh ke ata qe une i cilesoj te llojit “barbar”.
Je si akull.
Te mungon sensibiliteti.

Barbaria e nje mashkulli nuk mund te ishte personifikuar me mire se sa ne ty,
gjeja qe me çudit me shume eshte qe ne kete barbarin tende, ka edhe momente lekundje, momente qe te bejn ty human si gjithe ne te tjeret, momente qe ke nevoj per pak dashuri ….pa seks…

Je akull, mbase ke qene…nuk e di.
Te gjithe kemi rene poshte te pakten njehere, por mesa duket renja jote ishte e tronditeshme (sikurse dhe e imja) por ndryshimi mes nesh eshte qe une si gjini femerore, lekundem gjithmone, dhe kthehem ne nje menyre apo nje tjeter ne bazat e rrenjes time….po ti?
Prandaj nuk e di akoma nese eshte thjeshte nje menyre vetembrojtje apo ti realisht je nje ajsberg, pa shpresa kthimi.

Pas nje “update-i” mbi “ne”, perfundimi ishte fatal:
- ti me thua: sdua sentimentalizma
- une te them: do perfundosh vetem
- ti qe me trajton si nje lojtare te dyfishte te ciles ju zbulua loja
- une te shof me nje urrejtje te pashmangeshme

Dhe seicili ne ane te tija….te pakten per 10 minuta…
ndryshe nga parashikimet jam serisht aty ….dhe ti je akoma aty….dhe dje bashk, sot serisht bashk….

Pas vendosjes se rregullave te tua, loja filloi….
i pari qe nuk i rrespekton do “thyhet”
i pari qe nuk i rrespekton duhet te marri vendimin…
i pari qe tejkalon kufirin…do te jete serisht vetem.

Asgje e re

In dramat e botës on Gusht 3, 2008 at 8:33 pm

Si gjithmon i njejti mendim, i njejti fiksim, e njejta pikpyetje.

Po shikoja ate stilolapsin e vjeter ke nje cep i tavolines, edhe ai si shume objekte te tjera e ka nje histori.
Jam e sigurt qe ti e ke harruar.
Mua me pelqen te koleksjonoj objekte krejt te pavlera por qe kan lidhje me dike, diçka, qe kane nje histori, dhe permbledhin shume emocjone, qe po ti mbledhesh te gjitha dhe ti rrathisesh mire mund te lexohet jeta ime, dhe gjithshka qe ka pasur rendesi per mua.
Dhe ja hiç, thjeshte te mendova 5 minuta….e kapa e hodha diku qe smund ta shifja, dhe si çdo objekt tjeter perfundon ke cepi i sendeve qe duhen harruar.

Te thashe? Kam filluar kurimin.

1 perpara e 2 mbrapa

In dramat e botës on Qershor 16, 2008 at 11:06 am

Sa here qe ti mundohesh te kthesh faqen e fundit dhe te mbyllesh nje kapitull, ndodh detyrimisht diçka qe jo vetem te ndalon ta besh, por qe ngre pikyetje te tjera akoma me te veshira per tju pergjigjur se te parat.

Do te doja qe kjo te ndalonte.
Eshte e veshtire te pranosh te mbyllesh syte kur nuk ka rruge dalje, dhe te pranosh qe gjerat jane ashtu edhe pike, qe asnjeri nuk ben dot asgje.
Por eshte akoma me e veshtire kur ti me gjith vullnetin e mire qe ke, mundohesh qe ti lesh çeshtjet e pamundura per te vazhduar jeten pa kerkuar me te kuptosh keto te fundit.

Jeta eshte vertete e padrejte.
E vetmja gje qe me ngushellon eshte te them qe ka akoma me keq, dhe se une bera çfare munda, e provova te pakten, dhe sot e kam ndergjegjen e qete qe bera ate qe ndjeva per momentin (mire apo keq kjo eshte çeshtje tjeter).
Por gjithsesi pas ngushellimit fshihet edhe inati qe pse nuk eci fati, inati me Zotin, inati me te tjeret.

Dhe me e keqja eshte…
Qe serisht po te me jepet rasi, do luaj prap. Dhe nese humbas serisht, do luaj prap.
Derisa te dorzohem komplet, dhe te bindem qe vazhdimi eshte nje vetevrasje.
Njerzit rreth me than qe duhet ta konsideroja veten me fat, mund te kishte qene shume me keq, por une do ta shoh goten gjithmon gjithmon gjysem bosh, dhe do ta konsideroj veten gjithmon gjithmone pa fat (per rastin ne fjale).

Dhe siç ka thene njeri: çfare do te ishte jeta pa shpresen!!!!

I/

In dramat e botës on Qershor 12, 2008 at 8:23 am

Dje doja te shkruaja diçka, pak a shume te njejten gje qe po shkruaj edhe sot ne fakt.
Por e di qe kur shkruaj ne momente inati dhe urrejtje, shkruaj gjera te cilat te nesermen me vjen keq qe i shkruajta.

Bera zgjidhjen time, zgjodha ate qe eshte me e mira per mua, dhe jo ate qe deshiroja.
Llogjikisht dhe politikisht korrekte, apo jo?

Por un s’jam keshtu. S’me ngjan mua. Une jam krejt e kunderta.
Ti e di qe une i urrej gjerat politikisht korrekte, s’kam dashur kurre te jem si turma dhe me turmen per arsyje te dobta, pa pasur bindje personale per çeshtjen.
Mesa duket kam ndryshuar.
Mbase e kuptova mesimin qe me dhe ti te cilin e pagova shtrenjte.
Edhe vete pak e nga pak po vija re qe nuk kisha me te njejtat mendime per jeten, per njerzit, per boten, per ty.
E ndjej lodhjen per gjithshka , dhe s’kam me deshire per lufte.

Lidhja me ty?
Ti bere te njejten gje kohe me pare, dhe une te urreva per kete.

In dramat e botës on Qershor 11, 2008 at 7:03 pm

Dashuria nuk eshte aq e rendesishme saç thuhet.
Individi eshte vetem dhe duhet ta pranoje.
Nuk eshte dashuria qe do ta sheroje nga vetmia.

(fragment i marre nga nje liber)

pulizzie di primavera

In dramat e botës on Qershor 3, 2008 at 6:15 pm

Po pastroja postën dhe gjeta mailin e mëposhtëm; dramatik për marrësin e parë, por dhe për marrësin e dytë (mua) që dashurdhonte asikohe atë të parin:

ieri ho visto casa tua a f. e anche a me sembrano 10 anni da quando ci siamo visti. ma non mi manchi. quando ti penso, sono contenta di aver potuto conoscerti, ma non è che ho voglia di esserti vicina. volevo dirtelo, perché forse cosi preferisci di non rivedermi. adesso so che non sono innamorata di te. se fossi innamorata mi mancheresti di più. mi dispiace che devo dirti queste cose, ma mi sembra giusto essere onesta. ho voglia di venire a trovarti come amica, ma non voglio che tu stia male.

Nuk du me punu

In dramat e botës on Maj 28, 2008 at 7:37 pm

may I feel said he

In dramat e botës on Maj 27, 2008 at 3:35 pm


may i feel said he

(i’ll squeal said she

just once said he)

it’s fun said she

.

(may i touch said he

how much said she

a lot said he)

why not said she

.

(let’s go said he

not too far said she

what’s too far said he

where you are said she)

.

may i stay said he

(which way said she

like this said he

if you kiss said she

.

may i move said he

is it love said she)

if you’re willing said he

(but you’re killing said she

.

but it’s life said he

but your wife said she

now said he)

ow said she

.

(tiptop said he

don’t stop said she

oh no said he)

go slow said she

.

(cccome?said he

ummm said she)

you’re divine!said he

(you are Mine said she)

.

Ti!

In dramat e botës on Maj 12, 2008 at 8:58 pm

Me ka marre malli.
Me ikjen tende, me duket se vdiq nje pjese e imja, pjesa ime me e mire.
Ajo pjese qe te ben jo te plotfuqishem, por te pamposhtshem.

Mendoj ndonjehere per ty, jo jo ne fakt te mendoj shpesh.
E di qe me ben keq, biles sepse me ben keq ndaj te mendoj.
Je nje perzierje dashurie dhe urrejtje.
Mbase sepse kam nevoj ndonjehere te kem dozen time te dashuris dhe urrejtjes, mbase nostalgjia…

Do doja te kthehesha mbrapsht, dhe te pastroja ndergjegjen time,
te mos kisha asgje pishman.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe te perfitoja me shume nga koha qe kisha me ty,
kohen qe se kam me.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe ate nate mos te me kishte zene gjumi,
se te nesermen ti s’ishe me.

in dreams

In dramat e botës on Maj 4, 2008 at 9:55 pm

i am sitting at my favorite spot, in my favorite bar. my closest friends are there. so are you. and it’s so odd, because i haven’t seen you in so long. just yesterday i was thinking that i was beginning to forget your face. your beautiful beautiful face which i have kissed on countless sunday mornings. you’re there and it’s as though we never parted. i am so happy to see you my heart feels as though it’s about to explode.

what was that? one second. perhaps two? i used to console myself once that we would soon meet in a dream and that that would be better then nothing. but now… now that is three in the morning and the only living thing stirring about is my pounding heart… now i’m thinking that it’s awfully cruel for you to make your grand appearance in my silly little head for a silly little second.

it’s sunday morning. and we are now utter strangers. dreams are cruel.

Kthim ne te kaluaren

In dramat e botës on Maj 4, 2008 at 9:02 am

E kap shpesh veten duke pare ate kutin qe me dhe ti, dhe ne momente qe kthjellohem, e mbyll, e hedh aty ke cepi ku jane te gjitha bizhuterit e tjera.
Ndonjehere mendoj per ty, jo ashtu siç ti do deshiroje qe une te mendoja, por gjithsesi te mendoj.
Kur mora vesh qe ti ishe semur, nuk e di pse me kapi nje ndjenje fajtesie, dhe zeri brenda meje bente lloje lloje dialogjesh me akuza dhe jusifikime.

Ate nate, me the fjalet qe do kisha dashur te mi thoje shume kohe me pare, qe duhet ti kishe thene shume kohe me pare, atehere do te kishin sherbyer per diçka, dhe mbase sot gjerat do ishin ndryshe.
Mbase ishte semundja qe foli, mbase frika e……, mbase sepse isha e vetmja qe ishte aty per ty, mbase ka shume arsyje, dhe mbase eshte arsyja qe me dhe ti.

Ishte kulmi i kulmit me duket, nderkohe qe ti ishe shume i prekur nga rendesia e fjaleve qe thoje, une isha shume e prekur nga mungesa e dikujt tjeter qe mendoja.
Do kisha dashur shume qe ne vendin tend ne ato momente ekzaktesisht, te ishte ai.

Ok, e di, nuk ta kisha thene, kam dashur dike tjeter shume me shume se ty, qe isha gati ti jepja shume me shume se çte dhashe ty.
Ok, e di, te genjeva kur me pyete, e si mund te kisha thene te verteten?! Nuk ishte momenti per ty.

Sot, shkruhemi ndonjehere, dua thjeshte te dije qe je mire, te tjerat sme interesojne shume.
Ti e more pergjigjen e pyetjes tende edhe pse nuk ta dhashe une.

Dhe jeta vazhdon…

Drama te pandergjegjshme

In dramat e botës on Prill 18, 2008 at 12:28 pm

Ti vjen naten
Vetem naten
Atehere kur s’te sheh askush
Vetem une dhe nata

Ti vjen dhe hyn ne veshin tim
Me thua fjalet qe s’mi the kurre
Me jep ledhatimet qe s’mi dhe kurre
Me jep ngrohtesine e mohuar

Ma jep shpirtin te plote
Ma le zemren ne dore

E une
Une nuk mund te te refuzoj
Te mbaj brenda veshit
Brenda shpirtit
Brenda meje

Dhe zemren
Zemren ta kthej mbrapsht
Me kujdes
Ne mengjes,
kur iken po aq vjedhurazi
Ne mengjes
kur dita shprish naten
Enderrat

kam degjuar

In drama fizike, dramat e botës on Prill 14, 2008 at 9:30 pm

se ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.

po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?

kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.

kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.

e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?

kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.

si të ndahemi në 64 hapa të thjeshtë…

In dramat e botës on Prill 13, 2008 at 10:51 pm

edhe Neruda…

In dramat e botës on Prill 12, 2008 at 10:59 pm

Poema 20

Pablo Neruda, “20 poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar ”

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

.

Të shkruaj, për shembull : « Nata është e yjëzuar

dhe dridhen, të kaltër, yjet, në largësi »

.

Era e natës sillet në qiell e këndon.

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Unë e desha, e nganjëherë dhe ajo më deshi.

.

Në netët si kjo e kisha ndë krahë.

E putha disa herë nën qiellin e pafund.

.

Ajo më deshi, nganjëherë dhe unë e desha.

Si të mos i kem dashur sytë e saj të mëdhenj e të përhumbur.

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të mendoj se nuk e kam. Të ndjej se e kam humbur.

.

Të dëgjoj natën e stërmadhe, më të stërmadhe pa të.

Dhe vargu bie mbi shpirt si vesa mbi bar.

.

Sa rëndësi ka që dashuria ime s’do mund ta shohë.

Nata është me yje dhe ajo s’është me mua.

.

Kjo është e gjitha. Diku tutje, dikush këndon. Diku tutje.

Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.

.

Si për t’iu afruar vështrimi im e kërkon.

Zemra ime e kërkon e ajo s’është me mua.

.

E njejta natë që zbardhi të njejtat pemë.

Ne, ata të pastajmët, s’jemi më të njejtët.

.

Unë nuk e dua, është e sigurt, por sa shumë e desha.

Zëri im kërkonte erën për të prekur veshin e saj.

.

E tjetërkujt. Do jetë e tjetërkujt. Si para puthjeve të mia.

Zëri i saj, trupi i saj, patjetër. Sytë e saj të pafund.

.

Unë nuk e dua, është e sigurt, por ndoshta e dua.

Eshtë kaq e shkurtër dashuria, e kaq i gjërë harrimi.

.

Sepse në netë si kjo e kisha ndër krahë,

Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.

.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që më shkaktoi

dhe këto janë vargjet e fundit që i shkruaj.

~

përktheu nga spanjishtja: dr. anonim

sepse…sepse kështu…

In dramat e botës on Prill 12, 2008 at 5:50 pm

Sonet XLV

Pablo Neruda

~

Mos rri larg meje asnjë ditë të vetme, sepse kështu,

sepse, nuk di ta them, është e gjërë dita,

e do rri duke pritur si në stacionet

kur diku tutje u përgjumën trenat.

~

Mos shko për një orë sepse pastaj

në këtë orë bashkohen sumbullat e pagjumësisë

e ndoshta gjithë tymi që shkon shtëpi duke kërkuar

do vijë akoma të vrasë zemrën time të humbur.

~

Mos u zhbëftë silueta jote në rërë

mos fluturofshin qepallat e tua në mungesë:

mos shko për një minutë, e dashur,

~

sepse atë minutë do kesh ikur kaq larg

sa unë do t’i bije botës kryq e tërthor duke pyetur

nëse do të kthehesh apo do të më lësh të vdes.

~

përktheu nga spanjishtja : dr. anonim

grama

In drama fizike, dramat e botës on Prill 11, 2008 at 12:58 pm

bambi takon goxillën

In dramat e botës on Prill 9, 2008 at 9:29 pm

situate

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on Prill 9, 2008 at 5:31 pm

kemi nje valle, ok? ja e filluan dy veta ket’vallen. nuk e kishin idene fare si kercehej, po e filluan gjithsesi. bam muzika, bam edhe ata. vetem se po shpejtohej muzika e gjore dhe kembet nuk po e ndiqnin dot. ja edhe kembet u morren edhe njeri pengoi tjetrin e keshtu me rradhe. edhe publiku u inatos e u fye fort se e kishte marr shume seriozisht rolin e gjykatesit. po edhe njeri nga “valletaret” u turperua se publiku filloi tu bente “boooooooooo” edhe fap, nje vrap te mire nga skena.

ngelet “valletari” tjeter si derdemen guak edhe ja fut nje valleje, stil komplet i ri, qe vetem gorrillat e kuptojne.

si i behet hallit?

Photobucket

foto by jill greenberg

drama e xhanes

In dramat e botës on Prill 9, 2008 at 11:00 am

kjo s’është anonime, po sa për dramë.