dr. anonim

Dashuri, përgjithnji?

In drama familjare, drama fizike on Prill 24, 2016 at 7:07 pm

Papritur, asnjeri përreth, ata janë vetëm në mencën e mbushur tumllas e plot zhurmë. Ajo sheh vetëm atë, sikur të gjitha dritat të ishin fikur përveç asaj që ndriçon fytyrën e tij. Ajo dëgjon vetëm zërin e tij, sikur zallamahia përreth t’ia kishte lënë vendin qetësisë, sikur të gjithë të kishin heshtur rreth tyre. Cast magjik, sytë e tyre u thonë njëri-tjetrit mijëra gjëra. Gojët e tyre vazhdojnë të shkëmbejnë banalitete, ata njihen veçse prej disa minutash, falë rastësisë së shpërndarjes së vendeve në tavolinë. Por zemrat e tyre njihen. « Kjo është dashuria me shikimin e parë ! thotë ajo. Si në libra ». Një javë rresht nuk ndahen. S’ka largësi mes tyre, një fill i padukshëm i tërheq njërin drejt tjetrit, të magnetizuar. E gjejnë njëri-tjetrin në pushimet mes orëve si me magji. Marrdhënia e tyre ështe e lehtë, e rrjedhshme, secili e di atë që jeton tjetri.

Kjo është dashuria me shikimin e parë, por a është vërtetë dashuri ? Kjo mund të kthehet në dashuri të thellë e lidhje të gjatë, ose në një aventurë njëditore.

Another Love

In Uncategorized on Prill 16, 2016 at 8:19 pm

Liria

In liria on Nëntor 8, 2014 at 9:21 pm

Kur mbërrita si koli postare në vendin V që prindërit kishin zgjedhur për studimet e mia, u mbusha mirë e mirë me frymë dhe thashë: më në fund e lirë! Ashtu si konviktoret e jugut e veriut që vinin në Tiranë për studime, por akoma dhe më mirë, se askush nuk më njihte këtu që të çonte thashetheme në shtëpinë që ndodhej me qindra kilometra larg.

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Ndiqeni

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.