dr. anonim

edhe Neruda…

In dramat e botës on 12 Prill, 2008 at 10:59 pm

Poema 20

Pablo Neruda, “20 poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar ”

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

.

Të shkruaj, për shembull : « Nata është e yjëzuar

dhe dridhen, të kaltër, yjet, në largësi »

.

Era e natës sillet në qiell e këndon.

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Unë e desha, e nganjëherë dhe ajo më deshi.

.

Në netët si kjo e kisha ndë krahë.

E putha disa herë nën qiellin e pafund.

.

Ajo më deshi, nganjëherë dhe unë e desha.

Si të mos i kem dashur sytë e saj të mëdhenj e të përhumbur.

.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të mendoj se nuk e kam. Të ndjej se e kam humbur.

.

Të dëgjoj natën e stërmadhe, më të stërmadhe pa të.

Dhe vargu bie mbi shpirt si vesa mbi bar.

.

Sa rëndësi ka që dashuria ime s’do mund ta shohë.

Nata është me yje dhe ajo s’është me mua.

.

Kjo është e gjitha. Diku tutje, dikush këndon. Diku tutje.

Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.

.

Si për t’iu afruar vështrimi im e kërkon.

Zemra ime e kërkon e ajo s’është me mua.

.

E njejta natë që zbardhi të njejtat pemë.

Ne, ata të pastajmët, s’jemi më të njejtët.

.

Unë nuk e dua, është e sigurt, por sa shumë e desha.

Zëri im kërkonte erën për të prekur veshin e saj.

.

E tjetërkujt. Do jetë e tjetërkujt. Si para puthjeve të mia.

Zëri i saj, trupi i saj, patjetër. Sytë e saj të pafund.

.

Unë nuk e dua, është e sigurt, por ndoshta e dua.

Eshtë kaq e shkurtër dashuria, e kaq i gjërë harrimi.

.

Sepse në netë si kjo e kisha ndër krahë,

Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.

.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që më shkaktoi

dhe këto janë vargjet e fundit që i shkruaj.

~

përktheu nga spanjishtja: dr. anonim

  1. Poema 20

    Puedo escribir los versos más tristes esta noche.

    Escribir, por ejemplo: “La noche está estrellada,
    y tiritan, azules, los astros, a lo lejos.”

    El viento de la noche gira en el cielo y canta.

    Puedo escribir los versos más tristes esta noche.
    Yo la quise, y a veces ella también me quiso.

    En las noches como esta la tuve entre mis brazos.
    La besé tantas veces bajo el cielo infinito.

    Ella me quiso, a veces yo también la quería.
    Cómo no haber amado sus grandes ojos fijos.

    Puedo escribir los versos más tristes esta noche.
    Pensar que no la tengo. Sentir que la he perdido.

    Oir la noche inmensa, más inmensa sin ella.
    Y el verso cae al alma como al pasto el rocío.

    Qué importa que mi amor no pudiera guardarla.
    La noche esta estrellada y ella no está conmigo.

    Eso es todo. A lo lejos alguien canta. A lo lejos.
    Mi alma no se contenta con haberla perdido.

    Como para acercarla mi mirada la busca.
    Mi corazón la busca, y ella no está conmigo.

    La misma noche que hace blanquear los mismos árboles.
    Nosotros, los de entonces, ya no somos los mismos.

    Ya no la quiero, es cierto, pero cuánto la quise.
    Mi voz buscaba el viento para tocar su oído.

    De otro. Será de otro. Como antes de mis besos.
    Su voz, su cuerpo claro. Sus ojos infinitos.

    Ya no la quiero, es cierto, pero tal vez la quiero.
    Es tan corto el amor, y es tan largo el olvido.

    Porque en noches como esta la tuve entre mis brazos,
    mi alma no se contenta con haberla perdido.

    Aunque este sea el ultimo dolor que ella me causa,
    y estos sean los últimos versos que yo le escribo.

    Pablo Neruda

  2. e preferuara ime nga Neruda!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: