dr. anonim

kam degjuar

In drama fizike, dramat e botës on 14 Prill, 2008 at 9:30 pm

se ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.

po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?

kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.

kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.

e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?

kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.

  1. hej, gjërat nganjëherë s’janë ashtu si duken…koha tregon shumë. po që të vjen plasje…

  2. bashkohem me parafolesen/in!
    u pa puna..do na behet trupi kore kore,por do thahen dikur dhe keto kore pergjithnje!

  3. edhe diçka se mu kujtua..meshkujt jane shume me superfaqsore nga sa kujtojme.
    kjo i ndihmon te harrojne shpejt.nuk dua te bej pergjithesime por ja qe keshtu eshte!

    keep cool girl! be superficial;)

  4. ai nuk largohet nga ty. ai largohet nga vetevetja. sepse thelle i vjen turp nga vetevetja. dhe ti i kujton veteveten. keshtu qe ai largohet tek karrota. sepse atje ai ka mbjelle nje tjeter vetevete. ndoshta te njejten. por karrota nuk e di.

  5. Me Xhibsin (kështu i thërrisnin, mbase për të zbutur pak borgjezinë e Jean-Brice) ishim njohur nëpërmjet internetit në një nga ato sitet e takimeve për njerëz të dëshpëruar, siç me siguri isha dhe vetë. Pasi kishim çatosur nja dy muaj të mirë përditë nga një orë minimumi, Xhibsi mori kurajon dhe më ftoi të kaloja rrugën dhe të pinim një birrë. (Unë ia kisha propozar nja dy herë, po s’kish pasur kohë) Që prej asaj nate ne dolëm bashkë dy muaj rresht e entuziazmi ishte i paparë, derisa një ditë të bukur vura re se entuziazmi s’ishte më i paparë. Dhe kjo u konkretizua me vepër prej guri, pas një shfaqeje teatri amatoro-diletant, ku këndonte dhe vallëzonte dhe komshia ime braziliane, që vërtet kish ca tipare dhe këmbë për merak, po ish e shkurtër shumë dhe budallaqe fare. (nuk jam fare subjektive, po ti bëje IQ-në i dilte te 50-a ). C’do komshia ime në këtë mes? Po hiç, ja, Xhibsi u jargavit gati kur ajo këndonte, dhe unë e pashë me vetullën tendencioze ngritur, dhe bëra nja dy shaka që ai s’i duronte dot dhe pasi dolëm, më tha që “s’je ti, jam unë, më mirë ndahemi me kaq, ti s’je gruaja e jetës sime”. Pa dashur të heq ndonjë paralele me historinë fillestare, ose ndoshta një të hoooollë fare, por shumë me poshtë, unë i thashë që po, ti je, medemek ti e ke fajin, se unë s’pata kohë të të bëja gjë për dy muaj pa pak, përplasa derën gjithë delikatesë dhe s’i fola më për nja dy muaj deri kur u bë vetë i gjallë. Dhe meqë në atë kohë po mërzitesha dhe meqë vuaj nga mungesë kronike e respektit për veten, iu dhashë Xhibsit në mënyrë sporadike prej femre të emancipuar, derisa një ditë si duke u tallur, i nisa një letër ku i thoja që po e lija e që s’po më rrihej më ashtu e kësi lloj drame.

    Nejse, vuajta nja ca muaj plagën idiote të Xhibsit derisa mu hapën ca të tjera dhe e harrova fare. Dhe për të harruar këto të tjerat, vajta të shihja një film dramatik. Kur ç’të shoh? Xhibsi, andej nga rradha e tretë. Në prehër të Xhibsit, duke e puthur dhe duke qeshur, gjejeni kush? Komshia ime idiote. Një pllakë pusete që më vërtitet vazhdimisht si satelit m’u ngjesh në gjoks. Filmi, Palmë e Artë e ku di unë, nga një sy më hyri, nga një vesh më doli. Mirë që ishte open air dhe ndeza një cingare për qejf timin që drama të ishte e plotë. S’e besoja dot që kisha kaluar dy muaj me te dhe as dorën në qafë nuk ma hidhte rrugës. (nuk po llafos për ata muajt e mçeftë ku mezi më fliste rrugës… ) Ndërsa komshia ime idiote kishte vënd në prehër. Jo se do e bëja, po llafi që bie. Dhe s’e besoja dot që mund të më kishte dashur vërtetë qoftë dhe një sekondë. Dhe u ndjeva komplet e tradhëtuar dhe e përdhosur.

    Tani i shoh herë pas here rrugës, janë akoma bashkë prej kohësh. Një sekondë më vjen keq, sepse thellë diku besoj se po të isha sjellë ndryshe, po të kisha bërë diçka, ai do të ishte njeriu im dhe jo sipërfaqësori i saj. Por pastaj mendoj se sado durim të kisha pasur, ka komplekse që s’ka bir psikologu që ti shëron, jo më unë që as ia them asaj pune. Kështu që vazhdoj rrugën…

  6. “ai nuk largohet nga ty. ai largohet nga vetevetja. sepse thelle i vjen turp nga vetevetja. dhe ti i kujton veteveten. keshtu qe ai largohet tek karrota. sepse atje ai ka mbjelle nje tjeter vetevete. ndoshta te njejten. por karrota nuk e di.”

    ja kjo me duket me e goditura. ndoshta ky eshte problemi, por kjo eshte pyejtja ime: a eshte e mundur qe nje njeri i cili te ka dashur per 5 vjet ti shuaji te gjitha ndjenjat nje e nga nje, ashtu sikur te mos kishin egzistuar ndonjehere? a eshte e mundur kjo? pastaj, pyejtja tjeter – kur un e ul veten si budallaqe qe jam dhe nuk le fije dinjiteti, qe ta kem per nje dite me shi, dhe ai me pergjigjet vetem me murin qe ka ndertuar rreth vetes, kjo cdo te thote?

    pastaj, pastaj – me e rendesishmja… ti vete tek dera? ti trokas? se dua ta bej me mendimin qe po shpetoj te vetmen familje qe kam njohur ketu. por dicka me thote se nuk eshte familja ajo qe po perpiqem te shpetoj, por vetem egoja ime e rrenuar.

    un do pres edhe ca. do pres se nuk kam rruge tjeter. po kam pershtypjen se edhe ai ashtu do perfundoj, si xhibsi.

  7. ti i ke pyetjet. domethënë se i ke dhe përgjigjet. jepi vetes pak kohë dhe ajër.

  8. kohe edhe ajer mi shoqe. kohe edhe ajer.

  9. e po ca gallate. Na kolektivizoi ky blog. Megjithese, po ta shohesh tamam dhe kaq ndryshe nuk jemi, edhe pse na pelqen kaq shume te jemi ndryshe.

    Degjo, anonim dramatik qe po jep shfaqje. Une, kur me plagoset shume egoja nga ndonje ego e lenduar si kjo e ketij te karrotes, shkoj ne kinema te medha, dhe filloj i marr te gjitha filmat me radhe, per nja 10 ore te mira, derisa te me mphihet truri, e egoja dhe bile edhe shamija (nuk e kam prej letre). Pastaj, shkoj e qete e ja fus nej gjumi. Mban per nja ca kohe.

  10. ok. kjo e kinemase do jet per dit me shi. un ja fus me te ecur. derisa nuk kam me pik fuqie. dje, psh, eca 8.3 milje. e mata pasi eca. me mbajti goxha. aq sa thash, fuck it, nuk i trokas ne dere.

  11. …nuk pi me uje ajo shprehja, 1 bie 100 ngrihen?…(apo diçk e tille, se mbaj mend mire)

    te eshte bere mbase obsesion personi ne fjal? mbase sepse ishte ai te cilit i dhe me shume, dhe qe ne fund te beri kete? apo mbase thjeshte sepse je humbese e keqe? …mbase do kishe dashur ta hidhje ti poshte e para?

    mendon se p te vite prap do ta rimerje? do ta rimerje per ta hedhur? apo realisht per te vazhduar? …

    shume pytje eehhhh???…varja….

  12. poshte nuk doja ta hidhja. qe do luftoja ta mbaja “intact” familjen, do luftoja. problemi me kete te fundit ishte se kjo i dha fund shpreses. kur mora keto lajme u befasova pakez nga hidherimi se nuk e kisha kuptuar qe po e mbaja shpresen gjalle brenda vetes.

    nese vjen a do ta rimar? me gjithe keto qe kan ndodhur kohet e fundit, besimit qe eshte thyer ne mijra copeza, dhe shtyrjen e fuqishme qe ai me ka bere, te cilen un e shoh si te panevojshme… jo, nuk jam e sigurt nese do mundem(i) te mbijetojme kete urakan.

    po tani per tani, un e kam mbledh mendjen qe do degjoj shakespeare: “i will be the pattern of all patience. i will say nothing.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: