Me tha :
-Me jep te gjitha problemet dhe hallet e tua, i mbaj une..por ne nderrim do te te jap moshen time.
-Do?
-20, jeton furishem…40 jeton me art.
Dhe jeta nuk eshte nje lum i gjate i qete,
dhe shpesh gota eshte gjysem bosh dhe jo plot,
E keqja nuk eshte te enderrosh te ardhme, por te jetosh ne te kaluaren, apo jo?
po. por duhet bërë kujdes se çfarë ëndërron, se rrezikon të të ndodhë.-thonë.
“E keqja nuk eshte te enderrosh te ardhme, por te jetosh ne te kaluaren, apo jo?”
Po sa gjate mund te jetoj njeriu dhe me te kaluaren? Nuk e di nese do me pelqente dicka e tille. Si njerez kthehemi tek e kaluara here pas here dhe kujtojme momente te vecanta, por perseri nuk e di sesa do deshiroja te jetoja me te kaluaren.
uf, aman, ca te kaluare? E ke provuar ta shohesh te kaluaren sot? Me qelloi mua ta shoh para ca kohesh: ish i dashuri im. Ishte trashur, shkurtuar dhe dukej si 50 vjec. Nuk i ka bere akoma 40. E pashe ashtu trashaluq e te plakur … e ke pare ti, u gezova jashte mase qe nuk me kishte rene per pjese mua, po asaj tjetres. Sepse, pastaj me treguan se ajo tjetra dikur shumee bukur dhe qe e hidhte perpjete eshte bere nje grua e rendomte shtepie, qe nuk punon e rrit kalamajte se keshtu do ai. Ufa, sa u gezova qe ishte e kaluar. Larg prej saj, larg prej meje.
Se qe thoni ju, ne fillim dukemi si qellimi i jetes, por kur e njohim njeri.-tjetrin mire fillojme dhe pyesim veten po per cfare e bera une kete zallahi? E ksuh jam tani?
si ka thene nje sociolog : e kaluara eshte e bukur kur eshte e kaluar.
nuk mendoj tamam si ai por ka dhe disa gjera qe na duken te ngrenshme pasi i kemi kaluar.por ne fakt na jane dashur shume lot dhe shperfytyrime morale dhe jo vere per ti kapercyer keto bezdira..e çuditshme sa shpejt harron njeriu..
as njera as tjetra, i bie. ca thone jeto momentin. po a egziston momenti pa lidhje me te kaluaren apo shprese per te ardhmen? ku di gjo un?
pastaj, ndonjehere eshte edhe gjysem bosh ajo gota. eshte se shifet me sy! i kam pare edhe ato qe jane gjysem plot, po s’kane qene te mijat. nejse, un i kam pire, gjithsesi. i mean, it’s a free drink!
ahahahahaah…it’s a free drink …
ok ok, me pelqen kjo pikpamja
Plotësisht po pajtohem se; “E keqja nuk eshte te enderrosh te ardhme, por te jetosh ne te kaluaren, apo jo?” Vetëm e tashmja është reale, ne në të tashmen ndërtojmë të ardhmën duke marrë edhe nga e kaluara eksperienca…
Me respekt, Rrezori