dr. anonim

Ti!

In dramat e botës on 12 Maj, 2008 at 8:58 pm

Me ka marre malli.
Me ikjen tende, me duket se vdiq nje pjese e imja, pjesa ime me e mire.
Ajo pjese qe te ben jo te plotfuqishem, por te pamposhtshem.

Mendoj ndonjehere per ty, jo jo ne fakt te mendoj shpesh.
E di qe me ben keq, biles sepse me ben keq ndaj te mendoj.
Je nje perzierje dashurie dhe urrejtje.
Mbase sepse kam nevoj ndonjehere te kem dozen time te dashuris dhe urrejtjes, mbase nostalgjia…

Do doja te kthehesha mbrapsht, dhe te pastroja ndergjegjen time,
te mos kisha asgje pishman.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe te perfitoja me shume nga koha qe kisha me ty,
kohen qe se kam me.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe ate nate mos te me kishte zene gjumi,
se te nesermen ti s’ishe me.

  1. hej shume i fuqishem ky tekst me rrudhi zemren me rrudhi..Pjesa e pamposhtshme eshte shume e vertete:(
    me copetove zemren me ate punen e fjetjes..e kam menduar dhe une ate gje:( it hurts!

    kjo kenga qenka obobobobo! me vjen keq qe nuk thashe ndonje gje ngushelluese , por me copetoi ky shkrim!

  2. Nëse më lejohet, po ti vetë që e shkrove, ç’mendon tani për atë që ke shkruar?

    Unë jam gjendur në situatë të tillë pishmanllëku . Dhe kam dashur të kthehem mbrapa dhe t’i bëja gjërat në mënyrë të supozuar perfekte (të bëhesha dhe njëherë nuse, dija unë si nusëroja…). Por atyre kllapave nuk u besoj më. Nuk u besoj më qëkur jam kthyer te ai shtrati ku doja të isha deri në dhimbje koke, dhe u bëra me dhimbje koke… Cdo gjë ishte zhdukur…

  3. Une qe e shkruajta vazhdoj te mendoj gjithmone kete qe shkruajta,
    dhe jam gjithmone ne lufte me vetveten, midis mendjes qe urren dhe zemres qe shkon ne sensin e kundert te rrymes.

    Nuk mund te bindem kurre qe situata do jete e tille, apo e tille, perderisa nuk pata asnje mundesi ta provoja, dhe te vendosja.

    ahhh kjo kenga, e kam gjithmon ne mendje

    I love you much,
    is not enough you love purp and I love puff

    and we only said goodbye with words,
    and I died a hundred times.

  4. I didn’t want to quote the first verses because I didn’t want to be harsh… por tani qe e di qe te paskam kuptuar disi, mund te te pyes se pse e urren?

  5. E kunderta e dashuris nuk eshte urrejtja, eshte indiferenca, te dua apo mos te dua une ta pranoj, keshtu eshte.

    so, pergjigja me duket evidente.

    Eshte shume me e lehte te thuash “te dua sepse …” kur gjithshka shkoj vaj,
    sesa te arrish te kuptosh dhe pranosh me ne fund qe “zemra ka arsyje, qe arsyja vete si njeh apo si kupton”

  6. s’ka te beje fare se cila eshte e kunderta e dashurise; fakti qe ti e do dhe ai s’eshte aty nuk implikon me doemos urrejte, ndaj dhe pyetja ime me duket akoma pa pergjigjje, ose pergjigjia nuk me duket dhe aq evidente.

    dhe s’eshte me e lehte te thuash pse e dashuron dike, perkundrazi, nganjehere eshte e pamundur, kurse urrejtja me duket me evidente per t’u shpjeguar: dikush qe te trajton si pacavure eshte lehte te urrehet kur ti e ke dashur nderkohe, dikush qe te ka genjyer, mashtruar, po ashtu, etj. so, what’s the metter with your guy?

    dhe urrejtja ty s’te vjen nga zemra, por nga mendja, te pakten keshtu the pak me lart.

    sorry if I’m asking too many questions; ti ke te drejten te mos pergjigjesh dhe s’do t’i ngelet hatri askujt se s’do dihet ne c’drejtim te cohet haterngelja.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: