dr. anonim

Archive for Qershor, 2008|Monthly archive page

1 perpara e 2 mbrapa

In dramat e botës on 16 Qershor, 2008 at 11:06 am

Sa here qe ti mundohesh te kthesh faqen e fundit dhe te mbyllesh nje kapitull, ndodh detyrimisht diçka qe jo vetem te ndalon ta besh, por qe ngre pikyetje te tjera akoma me te veshira per tju pergjigjur se te parat.

Do te doja qe kjo te ndalonte.
Eshte e veshtire te pranosh te mbyllesh syte kur nuk ka rruge dalje, dhe te pranosh qe gjerat jane ashtu edhe pike, qe asnjeri nuk ben dot asgje.
Por eshte akoma me e veshtire kur ti me gjith vullnetin e mire qe ke, mundohesh qe ti lesh çeshtjet e pamundura per te vazhduar jeten pa kerkuar me te kuptosh keto te fundit.

Jeta eshte vertete e padrejte.
E vetmja gje qe me ngushellon eshte te them qe ka akoma me keq, dhe se une bera çfare munda, e provova te pakten, dhe sot e kam ndergjegjen e qete qe bera ate qe ndjeva per momentin (mire apo keq kjo eshte çeshtje tjeter).
Por gjithsesi pas ngushellimit fshihet edhe inati qe pse nuk eci fati, inati me Zotin, inati me te tjeret.

Dhe me e keqja eshte…
Qe serisht po te me jepet rasi, do luaj prap. Dhe nese humbas serisht, do luaj prap.
Derisa te dorzohem komplet, dhe te bindem qe vazhdimi eshte nje vetevrasje.
Njerzit rreth me than qe duhet ta konsideroja veten me fat, mund te kishte qene shume me keq, por une do ta shoh goten gjithmon gjithmon gjysem bosh, dhe do ta konsideroj veten gjithmon gjithmone pa fat (per rastin ne fjale).

Dhe siç ka thene njeri: çfare do te ishte jeta pa shpresen!!!!

I/

In dramat e botës on 12 Qershor, 2008 at 8:23 am

Dje doja te shkruaja diçka, pak a shume te njejten gje qe po shkruaj edhe sot ne fakt.
Por e di qe kur shkruaj ne momente inati dhe urrejtje, shkruaj gjera te cilat te nesermen me vjen keq qe i shkruajta.

Bera zgjidhjen time, zgjodha ate qe eshte me e mira per mua, dhe jo ate qe deshiroja.
Llogjikisht dhe politikisht korrekte, apo jo?

Por un s’jam keshtu. S’me ngjan mua. Une jam krejt e kunderta.
Ti e di qe une i urrej gjerat politikisht korrekte, s’kam dashur kurre te jem si turma dhe me turmen per arsyje te dobta, pa pasur bindje personale per çeshtjen.
Mesa duket kam ndryshuar.
Mbase e kuptova mesimin qe me dhe ti te cilin e pagova shtrenjte.
Edhe vete pak e nga pak po vija re qe nuk kisha me te njejtat mendime per jeten, per njerzit, per boten, per ty.
E ndjej lodhjen per gjithshka , dhe s’kam me deshire per lufte.

Lidhja me ty?
Ti bere te njejten gje kohe me pare, dhe une te urreva per kete.

In dramat e botës on 11 Qershor, 2008 at 7:03 pm

Dashuria nuk eshte aq e rendesishme saç thuhet.
Individi eshte vetem dhe duhet ta pranoje.
Nuk eshte dashuria qe do ta sheroje nga vetmia.

(fragment i marre nga nje liber)

pulizzie di primavera

In dramat e botës on 3 Qershor, 2008 at 6:15 pm

Po pastroja postën dhe gjeta mailin e mëposhtëm; dramatik për marrësin e parë, por dhe për marrësin e dytë (mua) që dashurdhonte asikohe atë të parin:

ieri ho visto casa tua a f. e anche a me sembrano 10 anni da quando ci siamo visti. ma non mi manchi. quando ti penso, sono contenta di aver potuto conoscerti, ma non è che ho voglia di esserti vicina. volevo dirtelo, perché forse cosi preferisci di non rivedermi. adesso so che non sono innamorata di te. se fossi innamorata mi mancheresti di più. mi dispiace che devo dirti queste cose, ma mi sembra giusto essere onesta. ho voglia di venire a trovarti come amica, ma non voglio che tu stia male.

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???