Po pastroja postën dhe gjeta mailin e mëposhtëm; dramatik për marrësin e parë, por dhe për marrësin e dytë (mua) që dashurdhonte asikohe atë të parin:
ieri ho visto casa tua a f. e anche a me sembrano 10 anni da quando ci siamo visti. ma non mi manchi. quando ti penso, sono contenta di aver potuto conoscerti, ma non è che ho voglia di esserti vicina. volevo dirtelo, perché forse cosi preferisci di non rivedermi. adesso so che non sono innamorata di te. se fossi innamorata mi mancheresti di più. mi dispiace che devo dirti queste cose, ma mi sembra giusto essere onesta. ho voglia di venire a trovarti come amica, ma non voglio che tu stia male.
hah, gjeja tipike qe do kisha dashur te kisha bere nese do kisha kurajo.
Nese kjo si ve kapakun te gjithave?! te pakten ska me asnje dyshim per me tej.
Ndjenja e momentit duke lexuar kete ishte???
Ndjenja e momentit? Keqardhje… Më erdhi keq për veten e asaj kohe. M’u kujtua sa e dhënë isha pas atij mashkulli që më konsideronte si shoqe dhe më hapte zemrën plot historira të vrerosura dashurie. Dhe unë rrija i qaja hallin. Dhe më duket se nuk e doja më shumë se autorja e mailit, por thjeshtë me vinte inat që ai s’më vinte re ndryshe dhe ngulja këmbë si mushka se një ditë do të më shihte…
Mandej e pashë ndryshe atë tjetrën; e kuptova përtej epitetit “kuçkë e pavendosur” që i kisha vënë asokohe.
Fillova të mendoj dhe se ç’lidhje ka tek e fundit malli me dashurinë? Se kur je i zënë, malli s’ka kohë të të marrë, apo jo? Se kur ke jetuar me atë tjetrin veç ca javë dhe s’komunikon shpesh, malli tretet nëpër agenda pune.
Dhe ç’është dashuria, tek e fundit, nëse nuk vizatohet në ndonjë trajtë trajtë kafeje mëngjeseve apo ndonjë përkëdhelje kurrizi pas darke?
…