Dje doja te shkruaja diçka, pak a shume te njejten gje qe po shkruaj edhe sot ne fakt.
Por e di qe kur shkruaj ne momente inati dhe urrejtje, shkruaj gjera te cilat te nesermen me vjen keq qe i shkruajta.
Bera zgjidhjen time, zgjodha ate qe eshte me e mira per mua, dhe jo ate qe deshiroja.
Llogjikisht dhe politikisht korrekte, apo jo?
Por un s’jam keshtu. S’me ngjan mua. Une jam krejt e kunderta.
Ti e di qe une i urrej gjerat politikisht korrekte, s’kam dashur kurre te jem si turma dhe me turmen per arsyje te dobta, pa pasur bindje personale per çeshtjen.
Mesa duket kam ndryshuar.
Mbase e kuptova mesimin qe me dhe ti te cilin e pagova shtrenjte.
Edhe vete pak e nga pak po vija re qe nuk kisha me te njejtat mendime per jeten, per njerzit, per boten, per ty.
E ndjej lodhjen per gjithshka , dhe s’kam me deshire per lufte.
Lidhja me ty?
Ti bere te njejten gje kohe me pare, dhe une te urreva per kete.