dr. anonim

Archive for Shtator, 2008|Monthly archive page

dita V dhe parashikimi për ditët VI, VII, VIII e më tutje

In drama fizike on 25 Shtator, 2008 at 2:21 pm

Sapo kisha mësuar të përdorja mjetet e komunikimit virtual në kohë reale, u njoha papritmas e papandehur me një qenie reale të gjinisë mashkullore, me sy blu e zë bas, që sot e kësaj dite ia mbaj mend falë teknikave audiovizuale të asaj kohe, që s’krahasohen për nga pastërtia me ato të sotmet, dhe që ka rrezik të jenë dhe përgjegjëset kryesore për varësinë time të asokohe ndaj komunikimit me shpirtin në fjalë, që shpesh, akoma dhe sot, bëhet imi.

Si thashë më parë, nuk është më e vështirë se të rrish pa burrë.

dita IV

In drama fizike on 24 Shtator, 2008 at 9:43 am

Habi është, po s’kam tymosur akoma. Dhe piva një kafe që më shijoi pa masë. Por të mos gëzohemi para kohe.

It’s just a perfect day dhe mua më ka marrë malli për shumë njerëz.

Nuk e ndjej më mpirjen e kokës. Ose u mësova me te. Pasditja është e zorshme pa duhan. Po kur mendoj se dhe me duhan s’shtyhet fare…

dita III

In drama fizike on 23 Shtator, 2008 at 8:03 am

Vendosa të shkruaj këtu sa herë më vjen për të tymosur. Po të mos e kisha kokën si të mpirë, me siguri do shkruaja një libër për një javë.

*

Pas buke

E gjitha kjo është shumë patetike, aq patetike sa s’e shkruaj dot në blogun tim të vërtetë, që nuk është më blogu im i vërtetë, ç’eshtë e drejta.  Por të lexosh patetizmin tënd të ndihmon të shkëputesh prej tij, kështu të paktën besoj. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

dita II

In drama fizike on 22 Shtator, 2008 at 6:43 pm

Parmbrëmë në darkë u gjenda në barin tim dikur të preferuar, një barkë spanjolle e ngulur në gurët e një sokaku që s’është më shumë i të marrëve se i të mençurve. U gjenda pra aty duke pirë sangria dhe duke biseduar me një mikun tim të stërlashtë (në fakt është një ish i lashtë, me të cilin kemi ngelur miq, fillimisht prej jetëve sociale të varfra reciproke, dhe pasandej ngaqë nuk e bezdisim fare njëri-tjetrin). Kështu pra, kisha ndezur dhe cigaren e n-të të mbrëmjes dhe ndërkohë që e thithja, ndjeva diku rreth solarpleksusit dhe mandej në lobin verilindor të kokës, një tip vakumi që unë zakonisht e identifikoj si nevojë për duhan, gjë që ishte e çuditshme sepse cigarja ime ishte akoma e ndezur dhe unë po e thithja me sa mundja. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Dhe qetesia ra.

In Uncategorized on 5 Shtator, 2008 at 8:41 pm

Me duket se me veren u qetesuan edhe shpirtrat e vrare.
Cfare behet? Ska me asnje thyerje te brendeshme?

Dramat e botes jane large mesa duket!
Aq me mire ju them.
Por asgje shume shume e mire, apo shume shume e keqe nuk zgjat shume shume gjate.

Me ka humbur frymezimi, dhe dramat e mia me lodhen.
Ndonjehere te ben mire te degjosh dramat e te tjereve…

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???