Me duket se me veren u qetesuan edhe shpirtrat e vrare.
Cfare behet? Ska me asnje thyerje te brendeshme?
Dramat e botes jane large mesa duket!
Aq me mire ju them.
Por asgje shume shume e mire, apo shume shume e keqe nuk zgjat shume shume gjate.
Me ka humbur frymezimi, dhe dramat e mia me lodhen.
Ndonjehere te ben mire te degjosh dramat e te tjereve…
unë s’kam drama në këtë moment. ose dhe mund të kisha, po e kam ndarë mëndjen të mos i marr seriozisht dhe të kaloj te drama e ardhshme. sot erdhi dimri. dhe kjo është dramë më vete. dhe një burrë vdiq në mencë. u drodh ca herë dhe vdiq. të ndjesh jetën e tjetrit që të shket anash tavolinës-dhe kjo është dramë. po dhe këtë e harrova për një pasdite. të presim dramën e ardhshme.