dr. anonim

Pyetje që s’ka nevojë të bëni (o çuna!)

In drama fizike on 10 Nëntor, 2008 at 11:15 pm

Meshkujt ndonjëherë bëjnë pyetje të parehatshme. Sidomos kur ke pak kohë që i njeh. Sidomos kur kanë shumë pak kohë që të njohin…

Pyetje nga më të çuditshmet është ajo erdhe ti?

Po të kesh ardhur, çuditesh se çfarë ndjeshmërie të leshtë ka tjetri që s’e mori vesh që ti erdhe.

Po të mos kesh ardhur, do duhet t’i fyesh krenarinë burrërore duke i thënë jo ose do duhet ta gënjesh me një buzëqeshje të sajuar dhe të rrezikosh të mos vish më kurrë se ai do vazhdojë zananë në të njejtën mënyrë…

Cuna të dashur, përpiquni të kuptoni me trup e me shpirt a erdhi apo nuk erdhi ajo. Dhe nëse nuk arrini akoma ta ndjeni, ka shumë mundësi që partnerja juaj nuk ka ardhur ndonjëherë. Dhe ky nuk është absolutisht fare fundi i botës. Dmth nuk është fundi i botës nëse nuk vazhdon përgjithmonë.

Ju lutem, ju që s’i honepsni dot pyetjet e asnjëlloji, na e kurseni një dramë; mos pyesni a erdhe? Se ne jemi aty, dhe në s’kemi ardhur akoma.

Juaji

dr.anonim

  1. na e kurseni një dramë; mos pyesni a erdhe? Se ne jemi aty, dhe në s’kemi ardhur akoma.

  2. Aaaaaah, e kapa kete punen e “ardhjes” (…dhe mos ikjes!!! 😀 )
    …Jam Pro simulimit.
    …Jam Pro genjeshtrave te vogla per arsyje te domosdoshme.

  3. – Si e kishe emrin ti dhe i here ? – i tha instruktori (mashkull) i autoshkolles Tushes
    – Pse e kisha mer, e kam prape 😛 Tushe Tushe e kam 🙂

  4. Ky dAktorr anonimi i funit nuk osht anonim fare… 😛 ceshtje stili, you know? ashtu si dhe une nuk jom hic anonim… ene prap pri stilit… ashtu si ene t’qer ktu nuk jon anonim… si gjiFnji, stili mer, stili (se mu kujtu baba i atij konviktorit, qe i shkrujti cunit “nona vdUq, baba thyu komen, te xxxx stilin… 😛 ) goca, na falni per ket koment mo bezdises se ato takat cingerisese ne koridor) … qe ke e fitut ene i lexus te parregEllt per ket blog kaq te !#!%#!@%^ (futini mbiemrat simas deshires, po qe te jene lavderues ama).
    Po zhytmi prap me polombar ne ujTin e tjedukshem te anonimitetit ‘u.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: