dr. anonim

I urrej takat (e femrës që punon në koridorin tim)

In drama fizike on 14 Nëntor, 2008 at 9:45 am

Ajo është bjonde. Po jo nga ato që duken budallaqe.  Nuk duket as ndonjë gjë shumë e mençur. Duket thjeshtë e pasigurt, si një njeri që posa ka filluar punë ndoshta. Cka më intereson prej shumë ditësh nuk është personi, por takat e saj. Ajo mban taka të larta, sepse është e shkurtër. Për dreq, prapë po flas për të.  Pra ajo mban taka të larta që trokëllijnë nëpër koridor çdo 20′  me frekuencë mesatare 2” dhe kohëzgjatje mesatare të përgjithshme rreth 30”. Ndoshta ajo ka nevojë të dëgjojë zhurmën e vet për t’u siguruar që ekziston… Po sinqerisht që nuk më intereson arsyeja e shkundullimës që provokon ajo çdo herë! Eshtë dramatike, por unë dhe ajo mund të ishim bërë shoqe, po të mos kisha zbuluar se takat rrapëllitëse ishin të sajat…

  1. njesoj me kolegen time, me te cilen nuk u bera mike edhe per takat e zhurmshme dhe arrogante, si ajo vete.

  2. Ne fakt eshte e drejte. Te shkurtra te gjata, s’ka rendesi, te gjitha femrave na pelqen te mbajme pak take.
    Edhe mua me ka qelluar te kem take qe kercet, dhe kur eci korridoreve hedh nje hap sot nje neser..ndihesh shume keq kur e di qe ajo e uruar bezdis si cekic ne koke.
    Shumicat e kepuceve ua kam nderruar taken me gome te pazhurshme 🙂

  3. Me e bukra eshte per ato qe edhe mbajne edhe sdin te ecin me taka 😀 ….edhe mua me ndodh ndonjehere qe ne vrullin e marre te momentit nje hap i gabuar edhe iken kemba nga ana tjeter…dhe aty filloj e mendoj per femrat qe i shoh rruges qe bejne te njejten gje te cilat po aq shpejte i komentoj 😀

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: