Para pak ditësh lexova një studim shumë serioz (bërë me statistika dhe me ultratinguj), sipas të cilit disa gra nuk e kanë atë pikën që e ka emrin si emri i një partie shqiptare, dhe prandaj dhe nuk arrijnë kurrë kënaqësinë që pritet nga pika në fjalë. (Në fakt kënaqësia pritet nga pala tjetër, po këta po merren aktualisht me studime serioze). Ata që do thonë që studimi ka të drejtë se secili është përgjegjës për kënaqësitë dhe pakënaqësitë e veta, që sot e tutje të mos mburren si gjela kur tjetra të shprehë shenja kënaqësie (nëse prite Zot ndodh). Ha ha…
Sidoqoftë, duke u vërtitur nëpër YT, gjeta një video ku Björk dhe PJ Harvey këndojnë “(I Can’t Get No) Satisfaction” të Rolling Stones. Meqë po afrohet fundviti, përshëndes të gjithë anonimët dramatikë të këtij blogu dhe ata jashtë tij. Qofshi mirë dhe të lumtur!