dr. anonim

O …hhhh, si Orgazma (për të gjithë tipat, dhe ata me ndjeshmëri të lartë apo të ulët)

In drama fizike, dramat e botës on 9 Shkurt, 2009 at 4:13 pm

Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma.

C’me shikoni keshtu? Nuk e shpika une kete. Ok, ok, vetem një cike, personazhet jane të miat. Por, ama, ngjarjen e shikoni në filmin „Orgasmic Birth“ të Debra Pascali-Bonaro, ku të duket vetja si në një filem science-fiction B, ku fillon dhe thua, eh, zot, ca njerez kane fantazi allasoj. Po, gjykimeve dramonike ju del balleperballe një tufe specialistesh antimjekesi qe insistojne qe levizja e femijes në uterus eshte thjesht i njejti akt, por me kah të kundert levizje si penetrimi, plus hormonet me të cilat vaditet trupi në kete moment, plus skenarin romantik të një spa-je apo një pylli esoterik dhe arrihet vetevetiu, vetekuptueshem, në aktin kulminat në orgazme.

Kjo ceshtja e orgazmes eshte bere ceshtje me të vertete kardinale. Kemi apo skemi. I hedh një sy jetes sime seksuale. Me 18 me peshkoi një usta interneti qe me beri një kurrikulum të jetes se tij seksuale, sa qe mua nuk me ngelej vetem t’i thoja hamshorit anonim po. Ok. Në realitet hamshori anonim ishte një mi gri, i cili jo vetem qe nuk aplikoi asnje nga ato ushtrimet akrobatike qe me kishte rrefyer në internet, por pasi arriti orgazmen e tij brenda 3 minutash, u rrotullua nga krahu i tij i krevatit, dhe tha: Oh c’u kenaqem. Une, me thene të drejten, nuk kuptova gje nga orgazma ime, por si naive thashe, keshtu duhet të jete.

Dy vjet me vone me peshkoi një burre dyfishi i moshes time, i cili pasi me vertiti mire e mire, me tha, pate një orgazme trefishe. Kuptohet, une nuk ndjeva gje, por i besova atij dhe vazhdova të beja seks me të per të arritur të ndjej edhe vete orgazmen trefishe (megjithese, do kisha qene e kenaqur edhe sikur të kisha ndjere një prej atyre tre). Kur pas një viti nuk arrita të ndjeja gje, ika me frustrimin se me kishin mashtruar edhe kete here.

Tani kuptoj qe e vetmja menyre per të ndjere orgazmen eshte të lind një femije. E c’rendesi ka se me cilin mashkull. E pare seksualisht, asnje mashkull nuk të jep orgazme (sic thote ky filmi dhe ky sekti i ri). Me duhet vetem të gjej një mashkull qe ka pare dhe qe eshte dakort të me beje ate ritualin e filmit kur të jem duke lindur.

Femijet marrin keshtu një simbolike tjeter; ate të orgazmes. Eva, psh, pati shumë orgazma, Cainin, Abelin dhe Sethin. Gjyshja e komshiut të katit të katert perballe, 13. Mamaja ime vetem një, mua. Kur ja them kete, me fut një të bertitur. Ohhh Ohhh. Joorgazmike hedh syte nga ajo pike e qiellit ku duhet te jete shkruar fati im, fati i orgazmes-femijes tim dhe filloj të enderroj.

  1. I dashur dr.anonim, kur e kesha lexuar për herë të parë këtë shkrimin tënd, nuk isha ende gati të interesohesha për lindjen, dhe orgazmën e kisha mbërritur prej seksit më se një herë. Por diçka më risolli këtu dhe desha të shtoj se orgazma mbërrihet vetëm kur ti e pranon atë çka po të ndodh si rezultat i dëshirës tënde dhe ku orgazma nuk është qëllimi, por rezultati, dhe ti je në komunion, bëhesh bashkë me fëmijën apo me mashkullin dhe vetëm me të. Përndryshe çdo ndërhyrje mbi trupin është e dhimbshme si një vizitë te dentisti.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: