dr. anonim

Tempus !

In drama fizike on 21 Shtator, 2009 at 10:04 pm

Pse jam akoma keshtu ?  Sepse refuzoj, refuzoj te rritem.
Nuk kam deshire.
Me kane vjedhur adoleshencen.
Atehere, kam vendosur qe edhe per ca kohe do te ngelem akoma ne gjendje psikollogjike dhe ne pamje “teenager”

E di, e di shume mire qe nje dite do vije,
por deshiroj qe te vije sa me vone.

Ky ishte ndeshkimi dhe pasoja e çrrenjesimit, humbjes dhe rilindjes.
Jeta vazhdon sigurisht por fluturimi ka nje ndryshim orari.

…” Rinia eshte e vetmja gje qe meriton ta zoterojme”  (Oscar Wilde)

  1. dhe ti? mirë… me rëndësi është të jesh tërësisht i kënaqur me çka je. problemi qëndron tek fakti se një adoleshent është i pakënaqur, përndryshe s’është adoleshent.

    p.s. ti çfarë do të jesh kur të rritesh?

  2. Kur te rritem ? Se di, mbase jemi te gjithe te destinuar te jemi “normal” edhe pse mundohemi si e si te dalim nga turma, nga rreshti, edhe pse auto-kondicionohemi te jemi “speciale” …shpesh ngelemi ne mediokritetin e “normalitetit”
    Realiteti, moraliteti, legaliteti….na kapin, na mberthejne dhe aty humbasim.

    ps: kur je nje eternel i pakenaqur, i bie te jesh nje eternel adoleshent ???

  3. çfarë është normaliteti për ty? a je ilegal tani? apo imoral? apo amoral? a irreal?

    për p.s. ti gjithmonë je ajo çka do të jesh. them û… : )

  4. 🙂
    normalitet = mos derdhet shume uji nga vazoja (???)

  5. çfarë përfaqëson uji për ty? verë? 🙂

  6. me pelqen kur me replikon apo pergjigjesh gjithmon me pytje …

    e di ti qe je dr.anonimja ime e preferuar ? 😀

  7. mah… rrofsh. dhe ti je doktorri im i preferuar. 🙂 kjo nuk e ndryshon faktin që ti s’iu përgjigje pyetjes sime të fundit, dhe as asaj të parafundit. atëhere, a je ti dr. anonim amoral dhe ilegal? ( a don ti Gjin t’i luftojsh turqit? 🙂 ) a më përshkruan dot ditën e një njeriu të rëndomtë?

  8. …po, ka shance te forta te jem (te dyja)…gjithshka varet nga syte qe me shikojne.

    zakonisht ata qe e mbushin goten mjaftushem nuk para i pelqejne ata qe si pasoj e mbushjes e derdhin….

    nji nga ditet ???
    aq te organizuara saqe qimja me e vogel qe shkon keq, shqeteson shume,
    aq te perqendruara mbi vetveten, ku “uni” mbizoteron dhe para Zotit
    aq siperfaqesore saqe problemi me i rende eshte te zgjedhesh dreken ke menuja,
    ….dhe me duket se kulmi arrihet kur rutina ka zaptuar çdo gje, kur 5 minuteshi me i vogel i voneses kthehet ne nje drame, kur streson veten dhe te tjeret per hiç, kur çdo dite kalon dhe perseritet, kur çdo fjale e nxjerre eshte e menduar mire, kur ska asnje xhest te pavendt, kur ska asnje krize momentane kalimtare….thjeshte, kur je si keta ketu…njeri “banal”

  9. Sigurisht që Ajnshtajni na ka fikur derën me teorinë e relativitetit, por ajo që desha të dija unë në të vërtetë është a përpiqesh ti të jesh i drejtë, i përmbajtur, i guximshëm e i kujdesshëm? (po përdor mashkulloren për hir të dr. dhe jo për gjë tjetër) ndaj kujt? ndaj vetes tënde apo ndaj Zotit? Mua më duket se mungesa e këtyre cilësive na bën “banalë” në sytë e vetes dhe të të tjerëve…

    p.s. ç’të keqe ka fjala e menduar mirë?

  10. ps: Dr, nuk mendon se i humbet emocjoni fillestar ides/fjales kur mendohet mire ???
    …dhe si pasoje, behesh i/e parashikueshem/e…..nuk te duket e frikshme si gje ty ???

    per çka doje te dije ….
    perpiqem ne maksimum,
    rralle here…
    shpresoj,
    mundohem,
    dhe keto ndaj vetes gjithmon ndaj vetes (Zotin e kisha thjeshte si simbol superfuqie, skishte asnje lidhje fetare ëhhhh! )

  11. ps. për mua fjala e menduar nuk është hipokrizi, por përpjekje për t’i qëndruar besnik ndjenjës së vërtetë. nqs ti arrin të thuash çka ndjen apo mendon me të parën, aq më mirë. nuk besoj se të qenit i parashikueshëm ka të bëjë me thellimin në atë çka ndjen. sa kohë i zë besë intuitës, asaj gjësë që të shtyn drejt diçkaje, nuk më duket se bëhesh më i parashikueshëm sesa kur nuk mendohesh fare…

    tek e fundit gjithsecili është i parashikueshëm; mjafton ta njohësh pak. apo jo?

  12. …sigurisht ne menyren tone, jemi te gjithe te parashikushem, por them se nji njeri impulsiv eshte me pak i kapshem se sa dikush qe gjithmon mendon mire gjithshka para se te shprehet…..

    hmmmm….kur flas (shkruaj) e kam parasysh mire llojin e prototipit per te cilin behet fjale, dhe mbase nuk arrij te vë fjalet e duhura mbi iden qe kam 🙂
    ….por ndonjehere (realisht) me kap nje si “dhune” kshu….dhe i them X : do te te shkund !!!…spo te them analizo dhe jep pergjigjen me korrekte/me te sakte/te drejte, thjeshte po te them : me thuaj ça mendon tani pikerish tani ne mes te betejes e ne mes te zjarrit…

    (per kesi lloj gjerash e kisha fjalen)

    🙂

  13. oooo, ato që thua ti janë Qështje karakteri, ma merr mëndja. po ku di unë aman… sos jemi vërtet dr meqë i kemi vënë emrin vetes…:)

    à propos të prototipit, thonë se nëse vërtet diçka na shqetëson te dikush, ka shumë mundësi që atë diçkanë e kemi vetë brënda… si thu ti?

  14. ncuq, s’jam dakort…
    them se ajo çka kemi brenda vetes, ne nje menyre apo nje tjeter del, shprehet, haset diku….dhe sma ha mendja qe mund te urresh diçka qe e ke (edhe pse nuk e di qe e ke) ….subkoshenca ka shume perversitete por edhe ndonje fije te mire (them une pa diplome doktori ëhhh )

    ti Dr, je tip qe mendon gjithshka qe nxjerr nga goja ? apo impulsiv nga ata : bam bam bam ???

  15. hmmm… unë, i nderuar Dr. anonim, herë mendohem e herë jo… kur mendohem nuk është për të fshehur ndonjë gjë, po për të thënë tamam atë që është…
    dhe sa për subkoshiencën, si tha ai dr. prej vërteti: edhe engjëlli edhe djalli janë brënda te i gjalli.
    ditë të mirë dr.anonim

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: