dr. anonim

Drama periodike (3)

In drama fizike on 30 Tetor, 2009 at 11:41 pm

Nje pjese e mire e njerezve enderrojne te kene ate qe smund te kapin.
Eshte si puna e asaj karameles qe eshte siper tavolines, qe e shef nga larg, do ta provosh, i rrotullohesh anash e anash….here tenton te afrohesh me shume takt, here i thua vetes qe nuk duhet dhe ben nje hap mbrapa.
Pastaj te kujtohet dentisti qe te ka thene : MOSSSSSS….dhe jo shume me vone lindin dyshimet mbi kompetencat e dentistit ne fjale :… se mos i di te gjitha ai….
Dhe prap se prapi…..aty rrotullohesh

Me shume s’mundem e me shume dua, po behet obsesion.
Arsyetimi i vetvetes me argumenta shume bindese  po ben efektin e kundert…

Si te sherohem doktor ???

  1. hmmm…ne rastin konkret ishte thjeshte per te simbolizuar identitetin superjor, mqse ai merret me dhembet, dhe se te mbllaçisesh karamele ter diten séshte mire per dhembet…. :s

  2. Të ëndërrosh më shumë se ç’mundesh mund të jetë pozitive, të të shtyjë të bësh përpara, të tejkalosh kufinjtë e tu. Cfarë bën ti për të arritur më shumë se ç’mundesh? Shembulli i karameles sipër tavolinës nuk më duket i përshtatshëm, sepse ti e ke karamelen dhe mund ta kapësh, vetëm se të bren ndërgjegjja dhe s’do ti kesh dhëmbët të prishur (ti mendon se të prishen dhëmbët, po ta hash). Pra ti mundesh, po njëfarësoji nuk do. Nëse është një karamele që ndodhet përtej oqeanit (ta zemë), atëherë ti vërtetë s’mund ta kapësh (përkohësisht), por nëse vërtetë do ta kapësh, atëherë bën gati valixhen dhe kalon oqeanin me qëllimin e vetëm për të ngrënë karamelen… Cfarë thashë?…

  3. kohe perpara kisha te njejtin mendim : nese vertete do…atehere ben valixhen gati…
    fatkeqesisht, ne realitet….petullat me uje s’dalin te mira,

    gjerat nuk jane aq te thjeshta, dashuria nuk eshte aq e forte, sot llogaitet “rreziku”, merren parasyshe faktore te ndryshem…te jashtem dhe te brendshem, llogaritet raporti quality-price…

    Na ishte njehere dashuria…..po, thjeshte ishte.

  4. këtej nga ne thuhet: kur do, nuk llogarit. të duash dikë apo diçka, po vërtetë ta duash, nuk është e barasvlershme me dëshirën për ta pasur. ne presim diçka e ky është problemi shpesh herë. ne presim diçka që s’mendojmë as në e duam vërtetë apo jo, meqë thjeshtë e dimë se s’mund ta kemi… imagjinata jonë është e mefshët.

  5. ….shume dakort, ne presim diçka…
    por nuk e di nese eshte problem apo normale…
    sigurish qe duhet te presim, nese nuk presim atehere ku perfundon marr-dhenja ???…reciprociteti, nuk eshte motorri i nje dashurie te shendeteshme ????

  6. e shëndetshme më duket kur jep pa pritur asgjë, gjithësesi kjo është dashuria pre vërteti, sipas meje sot. nëse pret diçka, është ekonomi. kjo s’do me thënë se duhet të torturosh veten në një marr-dhënie ku s’ke asnjë lloj kënaqësie…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: