dr. anonim

…Limitet e dashuris ???

In dramat e botës on 12 Nëntor, 2009 at 10:58 pm

…eshte te duash pa limite…. !!!
Keshtu paska thene njeri(a)  njehere e nje kohe. Por sa aktuale eshte ???

Versjon 1 :
Po po dhe poooo…deshperimisht, verberisht tmerresisht deri ne frymarrjen e fundit. Romeo dhe Xhulieta nuk ishin te çmendur, por thjeshte besonin tek ai motor jete.
Duhet pranuar si vjen, jetuar si mundet dhe  luftuar deri ne grimcen e fundit te bindjes per te.

Versjoni 2 :
Nji minute tani.
Bota ne te cilen jetojme nuk eshte gjithmone roze, biles pjesen me te madhe te kohes eshte e vrenjet gri.
Nuk eshte e mundur praktikisht qe dikujt ti japesh gjithshka, gjithmon totalisht dhe apsolutisht pa kerkuar asgje ne nderrim.

Dashuria, si disa gjera te tjera, ka nje çmim, ka ca kufinj, dhe ka nje kohe te caktuar…
eshte nje kuti konserve qe e merr per dizajnin e pelqen per shijen, kur mbaron peshperit : pse kaq ishte ?!
dhe gjate gjithe ketij proçesi ke paguar (ne nje menyre apo nje tjeter) vleren e saj te presupozuar.

  1. Dashuria nuk është ndjenjë, por art, ka thënë njëri.

  2. p.s. Romi dhe Xhuljeta ishin akoma në fushën e ndjenjave. Kishin thjeshtë fatin të dashuroheshin njëkohësisht dhe në kushte të ndaluara.

  3. …ste ka rene ndojehere rasti te dashurosh pikerisht ate te ndaluarin, dhe pikerisht sepse ishte i ndaluar….???

  4. s’e di a i ka rënë rasti doktorit që llafos më lart, por po llafos për vete; mua më ka ndodhur dhe jo vetëm një herë. mendoj se s’është dashuri, por obsesion, ndonjë yçkël nga e kaluara, që për shkak të mjeteve materiale të nevojshme për të vajtur te doktorri prej vërteti, nuk kam arritur ta shkokoleps (mendoj gjithësesi se mund të ketë lidhje me mungesën e vetbesimit dhe dëshirën për të konfirmuar që unë vlej në këtë botë). di vetëm të them se për një kohë të gjatë më tërhiqnin vetëm lidhjet e pamundura. sa më i padisponushëm tjetri, aq më e fortë tërheqja, derisa më në fund e pamundura u bë e mundur. zhgënjim total. tooootal. ja kshu.

  5. kuptoj…
    nuk mendon qe zhgenjimi total erdhi si pasoje e accessibiltitit i personit ne fjale (shqip ??? apo me vjen) dmth skishte te bente me objektin por me rrethanat.

    pytja e radhes : …llogjika dhe ndjenjat duhet te ecin paralelisht dhe ne te nejtin drejtim per te qene dashuri (ne kuptimin e plote te fjles) ???

  6. mendoj se zhgënjimi total erdhi sepse nuk më duhej më të luftoja për të pasur “vlerësimin” e dashurisë së tjetrit, dhe në atë moment ai reshti së qeni një vegim dashurie të pamundur dhe u bë rob zoti si ata që kalonin rrugës, me të metat dhe vetitë e tij, dhe unë u ftillova se hiç fare nuk e doja, e vetmja gjë për të cilën mendoja ishte vetja ime (jo se ai e meritonte ta doja unë apo ndokush tjetër, po llafi që bie…) dhe gjithë ç’kisha dashur nuk ishte ai, por dashuria e tij për mua. kështu… që prej asaj dite të zezë, dola në përfundimin që personi që do më çante taravelen prej asaj dite e mbrapa, nuk kishte lindur akoma dhe s’kish për të lindur fare biles, etj., etj..

    pyetja e radhës: llogjikën e kujt? të dashurisë? dashuria s’ka llogjikë në vetvete, them unë. llogjika e llogarisë është tjetër punë, por në këtë rast nuk ëshë dashuri, por mardhënie e interesuar, pra biznes.

    si niset robi nga një karamele dhe del te shën Pali…

  7. (mendim personal)
    ….jam per te pakten nje minimum llogjike ne dashuri, tja fusesh murit me koke si pasoj e nje verberie totale, per mua eshte vetevrasje…dhe skam (më) deshire te jem kamikaze.

    per mua ska te bej me biznesin, eshte thjeshte qe…nga momenti qe “ta fusin i here”….ajo ngelet e vetmja here, sepse te tjeret qe vijojne….
    ok, i pari qe vijon = lan haqet e atij perpara, pune hakmarrje
    …..i dyti qe vijon = eshte biçim testi,as mish as peshk, as ashtu as keshtu
    ….te tjeret qe vijojne zakonisht merren dhe trajtohen ne menyre qe mos te kene me aq akses (sa ai i pari qe beri gjenocidin e ndjenjave)

    personalisht erdha ne perfundimin qe, do jap çfare me japin…ose sdo jap fare nese skam deshire …ska te bej me biznes ka te bej me vete mbrojtje, e cila erdhi si pasoje pikerisht e versjonit 1…
    …kamikazja i radhes skam deshire te jem une…

    do ngelet gjithsesi mister = sa te zott jemi te komandojme veten deri ne grimcen me te vogel….

  8. s’duhet ngatërruar ama seksi me dashurinë, them unë. kur e di ç’kërkon dhe ç’konsekuenca ka ajo që kërkon, atëherë e di dhe çfarë pret nga ajo çfarë bën.

  9. ahhh doktoRR, tani me kte koment siper jemi me shume dakort se kurre…

  10. një tjetër thashka se dashuria është t’i japësh dikujt që ka nevojë diçka që s’e ke.

  11. dashuria nuk ka asnje te mire nuk ja vlen ta duam askend nuk e meriton kush dashurin ne ket bote te rreme perplot me genjeshtar,dashuria eshte mizore…e urrej dashurin dhe ate qe me beri te urrej dashurin….

  12. lina, dashuria është e vetmja gjë në botë për të cilën ia vlen të jetosh. dashuria s’pjell urrejtje, përkundrazi, vetëm dashuri. të tjerat janë ndjenja që ngatërrohen me dashurinë, po të tilla s’janë. dhe s’mund të duash dikë me zor, tek e fundit. ja me të mira

  13. ….dr.anonim-ja ime e preferuar….dashuria nuk eshte realisht e vetmja qe per te cilen ja vlen te jetosh….(psh sot, thjeshte per ate vere qe piva, ate dore domino qe bera, edhe ate humor qe ndava, ja vlente te jetosh)

    dashuria eshte pjese e jetes, nje pjese shume e kendeshme….por…sipas meje(dhe kjo modestisht) ka gjera shume me shume te rendesishme…

    duke qene se futem ke grupi : te zhgenjyerit totalisht 😀
    them se: ok, e pranoj zhgenjimin, vazhdoj jeten, and I dont give a f***
    dashuria me kohen kalon….me e rendesishmja eshte, çfare ngelet…

    si thua ti ?

    Gezuar Krishtlindjet te dashur Dr Anonim…

  14. dr anonim i dashur,
    sapo e zbulova këtë mesazh tëndin.

    s’po bëj teori mbi qyshin e mbi tekun, por mund të them se vera që pive ti, dominoja dhe humori që ndave, me siguri kanë pasur brenda përkushtimin dhe dashurinë e nevojshme ndaj sendeve dhe njerëzve me të cilët ishe ti.

    asgjë s’bëhet pa dashuri (përkushtim dhe entuziazëm). dashuria s’është veç dëshira për tu gjendur bashkë me një person. dashuria është harmonija mes teje dhe vetes tënde. pa te s’mund të duash asnjë(gjë) tjetër. dashuria është e vetmja gjë që ngelet. ajo ndjenja e mirë për gjërat e bukura që mund të kesh bërë. të tëra shkojnë. kshu them unë me kaq muaj vonesë…
    Gëzuar 28 prillin! : )

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: