Ideja kryesore e përftuara nga letërsia, kinemaja, muzika :
– Dashuria të dhemb => po të dhembi është me siguri dashuri
A është e vërtetë? A dhemb dashuria apo thjeshtë këto vepra konsiderojnë si dashuri sëmundjen mendore që kap njerëzit që duhet të kapen me doemos pas ndonjë personazhi fluturues që të ndjehen gjallë?
Ti nuk më do mua- më thoshte ishi për të cilin unë kisha hyrë e dalë nga depresioni disa herë dhe për të cilin mendoja se lija mëndjen (nga dashuria) për sa kohë qe e pamundur të kishim një marr-dhënie. Në fakt, kishte shumë të drejtë. Hiç, po fare nuk e doja. Doja ndopak ndoshta atë që kishim të përbashkët: neverinë për veten. Ndoshta dhe adrenalinën që më shkaktonte stimuli i diçkaje apriori të pamundur. Restoja ishte thjeshtë një iluzion që u zhduk pa nam e pa nishan ditën kur çdo gjë u bë e mundur.
Pra, meqë dashuria nuk zhduket kurrë, ku vajti ajo? Në çfarë u kthye? Pse s’na thonë librat dhe këngët dhe filmat se në çfarë kthehen dhemkat e tyre?