këtu mund të vini të shkruani gjithë dramat që nuk shkruani dot nëpër blogjet tuaja, sepse familja, shoqëria, ishët, kandidatët, jua njohin blogun dhe ju nuk doni të ekspozoni anën tuaj dramatike, apo s’keni kujt t’i ankoheni në shtëpi, apo thjeshtë doni tu bëni nder dramatikëve të tjerë nëpër botë duke i bërë të mos ndihen vetëm kur shohin çfarë dramash jetoni apo keni parë.
parimi: një nofkë për të gjithë : dr. anonim
jeni të lutur dhe komentet t’i bëni po me këtë nofkë. qëllimi nuk është të bëhemi si Kina Popullore, por të rrimë në anonimitet, që bëhet i tillë veç nëse të tërë titullohen njëlloj.
për të dhënë shfaqje, shih lart.
me besimin se s’do të bëni borrokoq me dramat e të tjerëve duke menduar se janë tuajat.
juaji
dr. anonim
vetëm dramë shqiptare apo dhe të huaj?
si të të dali nga shpirti o dramonim!
Etapat e sherimit jane :
1) Te pranosh ne vetvete dramen
2) Te pranosh publikisht dramen
3) Dhe nga momenti qe i pranon keto….skena ska me rendesi…
4) Ndalimi se qeni viktime melodramatike.
ps: me pelqen qamet ky blogu jot….
do të luash?
…por sjam me anonim per ty.
jo, nuk je, por mund të bëhesh. dhe jo vetëm pse të pëlqen ty blogu ynë, por sepse mua më pëlqen yti dhe besoj se dhe dr.anonimëve të tjerë po ashtu.
postimet bëhen nën të njëjtën nofkë (deri tani kanë postuar të paktën katër njerëz) dhe s’ka asnjë mënyrë materiale për të identifikuar postuesin.
…E shof kete punen e drames, si punen e te qenit gay….keq ta thush e keq mos ta thuash…. 😀
Gjithsesi, do kthehem serisht ketu ne nje anonimitet total…
Kolege te dashur,
M’u fshi postimi im i pare ketu 😦
Paska tradheti ne kete mes. Njelloj si ne shqipen e sojte te ideatores, te ciles nuk ia njihja lidhjet e ngushta cigareske.
Gjini te bukura alfabetike. Joshese.
Por edhe dramatikisht, buzeqeshje mora prej jush.
Mbremje te kendshme virtuale.
Yours
Prof. Anonim 😛
Prof. Anonim,
Në dollapet tona nuk gjendet asnjë koment yti; kështuqë besoj se komentin e ka marrë era. Ti s’mund ta marrësh me mënd kuriozitetin tim për të ditur çfarë fshihej aty brënda.
Gjithësesi, të falenderoj për vizitën dhe për fjalët e mira dhe gëzoj që buzëqeshe.
Gëzuash kudo që ndodhesh.
Dr. Anonim.
Dear doktorr!
You always make my day (when I offer it to your rare mind in letters)
Yours
Prof. Anonim 😀