dr. anonim

Archive for the ‘drama familjare’ Category

Dashuri, përgjithnji?

In drama familjare, drama fizike on 24 Prill, 2016 at 7:07 pm

Papritur, asnjeri përreth, ata janë vetëm në mencën e mbushur tumllas e plot zhurmë. Ajo sheh vetëm atë, sikur të gjitha dritat të ishin fikur përveç asaj që ndriçon fytyrën e tij. Ajo dëgjon vetëm zërin e tij, sikur zallamahia përreth t’ia kishte lënë vendin qetësisë, sikur të gjithë të kishin heshtur rreth tyre. Cast magjik, sytë e tyre u thonë njëri-tjetrit mijëra gjëra. Gojët e tyre vazhdojnë të shkëmbejnë banalitete, ata njihen veçse prej disa minutash, falë rastësisë së shpërndarjes së vendeve në tavolinë. Por zemrat e tyre njihen. « Kjo është dashuria me shikimin e parë ! thotë ajo. Si në libra ». Një javë rresht nuk ndahen. S’ka largësi mes tyre, një fill i padukshëm i tërheq njërin drejt tjetrit, të magnetizuar. E gjejnë njëri-tjetrin në pushimet mes orëve si me magji. Marrdhënia e tyre ështe e lehtë, e rrjedhshme, secili e di atë që jeton tjetri.

Kjo është dashuria me shikimin e parë, por a është vërtetë dashuri ? Kjo mund të kthehet në dashuri të thellë e lidhje të gjatë, ose në një aventurë njëditore. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Sinqerisht

In drama familjare on 18 Qershor, 2010 at 9:08 am

Mos më rrisni duke menduar se një ditë do t’ju bëj hije.

Mos më prisni duke menduar se një ditë do t’ju ngroh.

Unë s’jam pemë.

Sinqerisht.

Nese nje dite do te trokas ne deren tende II…dhe fund.

In drama familjare, drama fizike on 29 Nëntor, 2009 at 1:26 am

Mungesa e ndjeshmerise qe me karakterizon, sme lejon te bej melodrame.

Thjeshte dilema e radhes eshte : me mire nje dhimbje pafund apo nje fund i dhimbshem ?!
Sigurisht qe per ty keto 3 dite dhimbje tu duken te pambarueshme sepse nuk e kishe me as nocjonin e kohes, por une dhe egoizmi im doja dhe pak me shume kohe per te qene gati…

Ti smund ta imagjinosh dot se sa shume po me dhemb ne zemer per ty….

Por ti e mbajte fjalen, se kur une do te trokas ne deren tende ti ske per te qen me aty.

Mos e teproni dhe ju goca

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on 24 Shkurt, 2009 at 9:33 am

Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.

Nese nje dite do te trokas ne deren tende.

In drama familjare on 2 Maj, 2008 at 6:40 pm

Erdha,
I rash deres disa here…mezi u hap se ishte heret ne mengjes, prisja te hapej totalisht, por u hap pak nga pak.
Nuk eshte se me preku fakti qe sme njohen, thjeshte isha edhe vete ne gjendje kome.
Kur behet kohe, sdi ku te ulesh, çfare te besh, cfare te thuash, sdi cfare te pyesesh.

Dhe gjate kesaj kohe:
Mos integrimi total, habitja e pafunde, njerez te çuditshem, me xheste dhe menyra te çuditeshme.
Dhe une aty ne mes, njehere ketej njehere andej, njehere gezuar e nje here trishtuar,
mbizonteronte mungesa e here pas hereshme e vemendjes.

Me pas:
Padurimi po me mbyt, po stresohem ne kulm, kjo jeta ketu nuk eshte e imja atehere dua te largohem, vij gjithmon e me vone, ose nuk vije fare…

Dhe ne fund:
Futem ke dhoma jote, ulem ke kembet e tua, ti ke sy shume te bukura por ti je plakur shume,
rri rri dhe qaj, ti me thua mos qaj, pastaj me puth, dhe une qe gjej nje arsyje idjote per tu larguar nga ty.
Pastaj kthehem prap, me kishe munguar aq shume, do me mungosh aq shume, fjalia e pare qe digjova nga ty ishte : oh me ne fund, dhe lotet e tua qe ne pike te mengjesit.

E di qe ste marre shpesh ne telefon, por ti e di qe jam hallakatje, jam dhe sjam, ndonjehere edhe kur jam zere se nuk jam, ti e di, gerthas, uleras, kam nerva shume, por vetem ti me ben te qaj si femije, thjeshte duke me prekur me ato duart e tua qe jan vyshkur aq shume, qe jan lodhur tmerresisht.

Ne mendje me tingellon akoma zeri jot qe me therret.

Do te doja qe heres tjeter te ma hapje deren ti edhe pse me the qe sdo te gjeja me, do ma hapesh?

situate

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on 9 Prill, 2008 at 5:31 pm

kemi nje valle, ok? ja e filluan dy veta ket’vallen. nuk e kishin idene fare si kercehej, po e filluan gjithsesi. bam muzika, bam edhe ata. vetem se po shpejtohej muzika e gjore dhe kembet nuk po e ndiqnin dot. ja edhe kembet u morren edhe njeri pengoi tjetrin e keshtu me rradhe. edhe publiku u inatos e u fye fort se e kishte marr shume seriozisht rolin e gjykatesit. po edhe njeri nga “valletaret” u turperua se publiku filloi tu bente “boooooooooo” edhe fap, nje vrap te mire nga skena.

ngelet “valletari” tjeter si derdemen guak edhe ja fut nje valleje, stil komplet i ri, qe vetem gorrillat e kuptojne.

si i behet hallit?

Photobucket

foto by jill greenberg

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???