dr. anonim

Archive for the ‘drama fizike’ Category

Dashuri, përgjithnji?

In drama familjare, drama fizike on 24 Prill, 2016 at 7:07 pm

Papritur, asnjeri përreth, ata janë vetëm në mencën e mbushur tumllas e plot zhurmë. Ajo sheh vetëm atë, sikur të gjitha dritat të ishin fikur përveç asaj që ndriçon fytyrën e tij. Ajo dëgjon vetëm zërin e tij, sikur zallamahia përreth t’ia kishte lënë vendin qetësisë, sikur të gjithë të kishin heshtur rreth tyre. Cast magjik, sytë e tyre u thonë njëri-tjetrit mijëra gjëra. Gojët e tyre vazhdojnë të shkëmbejnë banalitete, ata njihen veçse prej disa minutash, falë rastësisë së shpërndarjes së vendeve në tavolinë. Por zemrat e tyre njihen. « Kjo është dashuria me shikimin e parë ! thotë ajo. Si në libra ». Një javë rresht nuk ndahen. S’ka largësi mes tyre, një fill i padukshëm i tërheq njërin drejt tjetrit, të magnetizuar. E gjejnë njëri-tjetrin në pushimet mes orëve si me magji. Marrdhënia e tyre ështe e lehtë, e rrjedhshme, secili e di atë që jeton tjetri.

Kjo është dashuria me shikimin e parë, por a është vërtetë dashuri ? Kjo mund të kthehet në dashuri të thellë e lidhje të gjatë, ose në një aventurë njëditore. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Mbi dashurinë dhe idetë e ngulitura nga arti, e një copë jetë

In drama fizike on 3 Shtator, 2010 at 8:39 am

Ideja kryesore e përftuara nga letërsia, kinemaja, muzika :

– Dashuria të dhemb => po të dhembi është me siguri dashuri

A është e vërtetë? A dhemb dashuria apo thjeshtë këto vepra konsiderojnë si dashuri sëmundjen mendore që kap njerëzit që duhet të kapen me doemos pas ndonjë personazhi fluturues që të ndjehen gjallë?

Ti nuk më do mua- më thoshte ishi për të cilin unë kisha hyrë e dalë nga depresioni disa herë dhe për të cilin mendoja se lija mëndjen (nga dashuria) për sa kohë qe e pamundur të kishim një marr-dhënie.  Në fakt, kishte shumë të drejtë. Hiç, po fare nuk e doja. Doja ndopak ndoshta atë që kishim të përbashkët: neverinë për veten. Ndoshta dhe adrenalinën që më shkaktonte stimuli i diçkaje apriori të pamundur. Restoja ishte thjeshtë një iluzion që u zhduk pa nam e pa nishan ditën kur çdo gjë u bë e mundur.

Pra, meqë dashuria nuk zhduket kurrë, ku vajti ajo? Në çfarë u kthye? Pse s’na thonë librat dhe këngët dhe filmat se në çfarë kthehen dhemkat e tyre?

Nese nje dite do te trokas ne deren tende II…dhe fund.

In drama familjare, drama fizike on 29 Nëntor, 2009 at 1:26 am

Mungesa e ndjeshmerise qe me karakterizon, sme lejon te bej melodrame.

Thjeshte dilema e radhes eshte : me mire nje dhimbje pafund apo nje fund i dhimbshem ?!
Sigurisht qe per ty keto 3 dite dhimbje tu duken te pambarueshme sepse nuk e kishe me as nocjonin e kohes, por une dhe egoizmi im doja dhe pak me shume kohe per te qene gati…

Ti smund ta imagjinosh dot se sa shume po me dhemb ne zemer per ty….

Por ti e mbajte fjalen, se kur une do te trokas ne deren tende ti ske per te qen me aty.

Drama periodike (3)

In drama fizike on 30 Tetor, 2009 at 11:41 pm

Nje pjese e mire e njerezve enderrojne te kene ate qe smund te kapin.
Eshte si puna e asaj karameles qe eshte siper tavolines, qe e shef nga larg, do ta provosh, i rrotullohesh anash e anash….here tenton te afrohesh me shume takt, here i thua vetes qe nuk duhet dhe ben nje hap mbrapa.
Pastaj te kujtohet dentisti qe te ka thene : MOSSSSSS….dhe jo shume me vone lindin dyshimet mbi kompetencat e dentistit ne fjale :… se mos i di te gjitha ai….
Dhe prap se prapi…..aty rrotullohesh

Me shume s’mundem e me shume dua, po behet obsesion.
Arsyetimi i vetvetes me argumenta shume bindese  po ben efektin e kundert…

Si te sherohem doktor ???

In drama fizike on 24 Tetor, 2009 at 10:04 am

I’m so unhappy…

And this is supposed to be a poetry

talking about unhappiness…

This supposes that some days ago I was happy

(otherwise I could not know that I am unhappy)

Statistics apart, I have no idea how did I make it

to be happy. I was simply happy. Everything happened

simply. Simply. Simply should be the key word.

I did nothing. It happened. And then I started to try to be happy.

(It means I was not happy, simply, anymore.)

And since then I’m not happy anymore.

May be it’s the rain. But it’s not raining

today.

p.s. I’m really sorry to break your eggs with the above. I just needed to express myself in public.

Tempus !

In drama fizike on 21 Shtator, 2009 at 10:04 pm

Pse jam akoma keshtu ?  Sepse refuzoj, refuzoj te rritem.
Nuk kam deshire.
Me kane vjedhur adoleshencen.
Atehere, kam vendosur qe edhe per ca kohe do te ngelem akoma ne gjendje psikollogjike dhe ne pamje “teenager”

E di, e di shume mire qe nje dite do vije,
por deshiroj qe te vije sa me vone.

Ky ishte ndeshkimi dhe pasoja e çrrenjesimit, humbjes dhe rilindjes.
Jeta vazhdon sigurisht por fluturimi ka nje ndryshim orari.

…” Rinia eshte e vetmja gje qe meriton ta zoterojme”  (Oscar Wilde)

In drama fizike, Uncategorized on 14 Korrik, 2009 at 12:43 pm

fryma e mpakur e tokës është aty jashtë

mushkërive të mia në zi

e unë përpiqem të kujtoj se si jihet i lumtur.

Dita e fundit ?!

In drama fizike on 18 Prill, 2009 at 12:19 pm

Isha duke menduar se çfare do beja sikur ta dija qe ishte dita e fundit e jetes time dhe se te nesermen do te kaloja ne nje bote tjeter (…rafmet past per mua).
U mendova, u mendova…..e u mendova, e u mendova, dhe erdha ne perfundimin qe sdo te doja te beja gjera qe si kam bere ndonjehere (siç mund te duan te bejne pjesa derrmuse e popullesise).

Pike se pari, do  kontaktoja nje “ex”  edhe do i thoja sa shume e kam dashur, po shume fare, me shume se saç mendoja se mund te doja, mbase edhe mund ti kisha kputur ndonje te share te bukur per te perfunduar bukur (dhe nese do kishte mundesi ta kalonim ate nate te fundit bashke nuk do thoja jo 😀 ).

Pike se dyti, do beja nje kontrate sigurimi jete (se sot, kushton shtrenjt edhe te vdesesh…dhe te prenotosh nje vende per varre mund te quhet luks) keshtu qe te pakten kjo do i lejoj disa te afermve te ngushellohen duke bere shopping apo investuar (ne kurriz tim 😀 ) dhe çka ngelej nga une sdo perfundonte hi ne nje kafanoz te shpifur (i cili per rastesin me te madhe do thyhet ne nje pellg me uje, e se fundemi do perfundoja se qeni llaç…)

Se treti, pasi te kem lare hesapet me fis e farefis (me nje leter nga ato te stilit: mos te rafshin kur per hise) do puth njerzit me ta afert dhe vetem kaq… (prove me te madhe dashurie sesa lenja e sigurimit jetes ne emer te  tyre ska).
E me pas do merrja nja dy shishe te mira, cigare, dhe do perfundoja me nja 2-3 veta ne ndonje vend qe kam per zemer, dhe ku vdekja do kalonte me lehte.

Ti ???

Kujdes!

In drama fizike on 31 Mars, 2009 at 2:14 pm

Kujdes!

Të mos biesh befas në plasën ku dëshira

për të zhdukur një bjonde – një nga ato që të shtypin

me gjoksin e rëndë si pikëpyetje mbi supin

ku mbështet koka jote

(sup’ që s’kapërdihet asht or vlla xhelozia!) – të të tërheqë

ditë dritë prej rrëzës së shpatullës

ku purpuri i mëngjeseve është përditë

një tjetër.

(Po ashtu, kujdes dramatik; ora ka ndërruar që të djelën që shkoi.)

Mos e teproni dhe ju goca

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on 24 Shkurt, 2009 at 9:33 am

Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.

O …hhhh, si Orgazma (për të gjithë tipat, dhe ata me ndjeshmëri të lartë apo të ulët)

In drama fizike, dramat e botës on 9 Shkurt, 2009 at 4:13 pm

Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Drama Periodike (1)

In drama fizike on 6 Shkurt, 2009 at 9:55 am

E vetmja gjë që na vjen ndër mend (për
momentin), është që dikush duhet të ulë patjetër çmimin e Prozakut,
ose Xanaxit ose të të dyjave. Nuk ia dalëm dot derman.

Drama numër 1
(Drama Periodike ka shkuar në farmaci për të marrë atë që i takon,
sipas mënyrës së përshkruar që më parë)
Farmacistja F (me italike) – Prapë ti?
Mbyllet akti i parë.
Kështu mbyllet edhe i dyti edhe i treti ka dy tre vite.

letrë d’adjë

In drama fizike on 7 Dhjetor, 2008 at 5:54 pm

Cher J,

Je te quitte.

Tu te demanderas surement comment je peux faire une chose pareille. Eh oui, je te quitte, même si on n’est pas ensemble. Mon esprit te dit adieu. Il ne veut plus penser à toi, il ne veut point espérer que tu t’intéresses ne serait-ce qu’un peu à moi en dehors de ton joli canapé. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

I urrej takat (e femrës që punon në koridorin tim)

In drama fizike on 14 Nëntor, 2008 at 9:45 am

Ajo është bjonde. Po jo nga ato që duken budallaqe.  Nuk duket as ndonjë gjë shumë e mençur. Duket thjeshtë e pasigurt, si një njeri që posa ka filluar punë ndoshta. Cka më intereson prej shumë ditësh nuk është personi, por takat e saj. Ajo mban taka të larta, sepse është e shkurtër. Për dreq, prapë po flas për të.  Pra ajo mban taka të larta që trokëllijnë nëpër koridor çdo 20′  me frekuencë mesatare 2” dhe kohëzgjatje mesatare të përgjithshme rreth 30”. Ndoshta ajo ka nevojë të dëgjojë zhurmën e vet për t’u siguruar që ekziston… Po sinqerisht që nuk më intereson arsyeja e shkundullimës që provokon ajo çdo herë! Eshtë dramatike, por unë dhe ajo mund të ishim bërë shoqe, po të mos kisha zbuluar se takat rrapëllitëse ishin të sajat…

Pyetje që s’ka nevojë të bëni (o çuna!)

In drama fizike on 10 Nëntor, 2008 at 11:15 pm

Meshkujt ndonjëherë bëjnë pyetje të parehatshme. Sidomos kur ke pak kohë që i njeh. Sidomos kur kanë shumë pak kohë që të njohin…

Pyetje nga më të çuditshmet është ajo erdhe ti?

Po të kesh ardhur, çuditesh se çfarë ndjeshmërie të leshtë ka tjetri që s’e mori vesh që ti erdhe.

Po të mos kesh ardhur, do duhet t’i fyesh krenarinë burrërore duke i thënë jo ose do duhet ta gënjesh me një buzëqeshje të sajuar dhe të rrezikosh të mos vish më kurrë se ai do vazhdojë zananë në të njejtën mënyrë…

Cuna të dashur, përpiquni të kuptoni me trup e me shpirt a erdhi apo nuk erdhi ajo. Dhe nëse nuk arrini akoma ta ndjeni, ka shumë mundësi që partnerja juaj nuk ka ardhur ndonjëherë. Dhe ky nuk është absolutisht fare fundi i botës. Dmth nuk është fundi i botës nëse nuk vazhdon përgjithmonë.

Ju lutem, ju që s’i honepsni dot pyetjet e asnjëlloji, na e kurseni një dramë; mos pyesni a erdhe? Se ne jemi aty, dhe në s’kemi ardhur akoma.

Juaji

dr.anonim

dita V dhe parashikimi për ditët VI, VII, VIII e më tutje

In drama fizike on 25 Shtator, 2008 at 2:21 pm

Sapo kisha mësuar të përdorja mjetet e komunikimit virtual në kohë reale, u njoha papritmas e papandehur me një qenie reale të gjinisë mashkullore, me sy blu e zë bas, që sot e kësaj dite ia mbaj mend falë teknikave audiovizuale të asaj kohe, që s’krahasohen për nga pastërtia me ato të sotmet, dhe që ka rrezik të jenë dhe përgjegjëset kryesore për varësinë time të asokohe ndaj komunikimit me shpirtin në fjalë, që shpesh, akoma dhe sot, bëhet imi.

Si thashë më parë, nuk është më e vështirë se të rrish pa burrë.

dita IV

In drama fizike on 24 Shtator, 2008 at 9:43 am

Habi është, po s’kam tymosur akoma. Dhe piva një kafe që më shijoi pa masë. Por të mos gëzohemi para kohe.

It’s just a perfect day dhe mua më ka marrë malli për shumë njerëz.

Nuk e ndjej më mpirjen e kokës. Ose u mësova me te. Pasditja është e zorshme pa duhan. Po kur mendoj se dhe me duhan s’shtyhet fare…

dita III

In drama fizike on 23 Shtator, 2008 at 8:03 am

Vendosa të shkruaj këtu sa herë më vjen për të tymosur. Po të mos e kisha kokën si të mpirë, me siguri do shkruaja një libër për një javë.

*

Pas buke

E gjitha kjo është shumë patetike, aq patetike sa s’e shkruaj dot në blogun tim të vërtetë, që nuk është më blogu im i vërtetë, ç’eshtë e drejta.  Por të lexosh patetizmin tënd të ndihmon të shkëputesh prej tij, kështu të paktën besoj. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

dita II

In drama fizike on 22 Shtator, 2008 at 6:43 pm

Parmbrëmë në darkë u gjenda në barin tim dikur të preferuar, një barkë spanjolle e ngulur në gurët e një sokaku që s’është më shumë i të marrëve se i të mençurve. U gjenda pra aty duke pirë sangria dhe duke biseduar me një mikun tim të stërlashtë (në fakt është një ish i lashtë, me të cilin kemi ngelur miq, fillimisht prej jetëve sociale të varfra reciproke, dhe pasandej ngaqë nuk e bezdisim fare njëri-tjetrin). Kështu pra, kisha ndezur dhe cigaren e n-të të mbrëmjes dhe ndërkohë që e thithja, ndjeva diku rreth solarpleksusit dhe mandej në lobin verilindor të kokës, një tip vakumi që unë zakonisht e identifikoj si nevojë për duhan, gjë që ishte e çuditshme sepse cigarja ime ishte akoma e ndezur dhe unë po e thithja me sa mundja. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

kam degjuar

In drama fizike, dramat e botës on 14 Prill, 2008 at 9:30 pm

se ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.

po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?

kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.

kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.

e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?

kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???