dr. anonim

Archive for the ‘dramat e botës’ Category

In dramat e botës on 29 Prill, 2010 at 9:07 am

Nëse do duhej të shpikja ëndrrën

e dashurisë sime për ty

Do të mendoja një përshëndetje

me puthje djegëse

ballë një horizonti të thërrmuar

dhe një qen që lëpin plagët

poshtë tavolinës

S’shoh  asgjë ama

në dashurinë tonë

të jetë shëmbëllimi i një përqafimi të gëzueshëm.


Se dovessi inventarmi il sogno
del mio amore per te
penserei a un saluto
di baci focosi
alla veduta di un orizzonte spaccato
e a un cane
che si lecca le ferite
sotto il tavolo.
Non vedo niente però
nel nostro amore
che sia l’assoluto di un abbraccio gioioso

ragazza mia…

In dramat e botës on 20 Nëntor, 2009 at 6:48 pm

Anche un uomo

Ragazza mia ti spiego gli uomini
ti servirà quando li adopererai
son tanto fragili, fragili tu
maneggiali con cura
fatti di briciole, briciole che
l’orgoglio tiene su
ragazza mia sei bella e giovane
ma pagherai ogni cosa che otterrai
devi essere forte ma forte perché
dipenderà da te
tu sei l’amore il calore che avrà
la vita che vivrai.
anche un uomo può sempre avere un’anima
ma non credere che l’userà per capire te
anche un uomo può essere dolcissimo
specialmente se al mondo oramai
gli resti solo tu.
Ragazza mia adesso sai com’è
quell’uomo che mi porti via e vuoi per te.

…Limitet e dashuris ???

In dramat e botës on 12 Nëntor, 2009 at 10:58 pm

…eshte te duash pa limite…. !!!
Keshtu paska thene njeri(a)  njehere e nje kohe. Por sa aktuale eshte ???

Versjon 1 :
Po po dhe poooo…deshperimisht, verberisht tmerresisht deri ne frymarrjen e fundit. Romeo dhe Xhulieta nuk ishin te çmendur, por thjeshte besonin tek ai motor jete.
Duhet pranuar si vjen, jetuar si mundet dhe  luftuar deri ne grimcen e fundit te bindjes per te.

Versjoni 2 :
Nji minute tani.
Bota ne te cilen jetojme nuk eshte gjithmone roze, biles pjesen me te madhe te kohes eshte e vrenjet gri.
Nuk eshte e mundur praktikisht qe dikujt ti japesh gjithshka, gjithmon totalisht dhe apsolutisht pa kerkuar asgje ne nderrim.

Dashuria, si disa gjera te tjera, ka nje çmim, ka ca kufinj, dhe ka nje kohe te caktuar…
eshte nje kuti konserve qe e merr per dizajnin e pelqen per shijen, kur mbaron peshperit : pse kaq ishte ?!
dhe gjate gjithe ketij proçesi ke paguar (ne nje menyre apo nje tjeter) vleren e saj te presupozuar.

don’t make that “noise”!!!

In dramat e botës on 19 Maj, 2009 at 1:35 pm

Mos e teproni dhe ju goca

In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on 24 Shkurt, 2009 at 9:33 am

Ja dhe djali perfekt që s’ka lënë gjë pa bërë për ty (ka ndrru shampon, shkon n’plazh, shef qiellin, ngjon Vivaldin, etj., etj..) E ça t’ kërkon në shkëmbim? Ta qepësh. Gojën, sigurisht.

O …hhhh, si Orgazma (për të gjithë tipat, dhe ata me ndjeshmëri të lartë apo të ulët)

In drama fizike, dramat e botës on 9 Shkurt, 2009 at 4:13 pm

Imagjinojeni. Në një vaske me uje shtriqen Eva dhe Adami. Adami e perkedhel, e puth, e ledhaton. Eva, e lodhur nga dhimbja qe sapo kaloi e le veten të prehet e eksitohet nga Adami, deri në dhimbjen tjeter. E keshtu, derisa sa ai, i shumeprituri Cain, vjen. Dhe pikerisht, atehere kur Cain vjen, Eva shperthen në orgazmen e saj. Ohhhhh, ohhhhh, ohhhhhh. Pasi dallget jane qetesuar, dhe Caini thith qumeshtin e memes Eve; teksa Adami i ka mbeshtjelle të dy krijesat e tij të dashura si një shqiponje, Eva i thote të birit: faleminderit Cain, faleminderit – tani e di se c’eshte orgazma. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

(nëse) gocat s’janë të k’naqme (ky s’është faji i çunave-thotë një studim i fellë)

In dramat e botës on 21 Dhjetor, 2008 at 1:34 pm

Para pak ditësh lexova një studim shumë serioz (bërë me statistika dhe me ultratinguj), sipas të cilit disa gra nuk e kanë atë pikën që e ka emrin si emri i një partie shqiptare, dhe prandaj dhe nuk arrijnë kurrë kënaqësinë që pritet nga pika në fjalë. (Në fakt kënaqësia pritet nga pala tjetër, po këta po merren aktualisht me studime serioze). Ata që do thonë që studimi ka të drejtë se secili është përgjegjës për kënaqësitë dhe pakënaqësitë e veta, që sot e tutje të mos mburren si gjela kur tjetra të shprehë shenja kënaqësie (nëse prite Zot ndodh). Ha ha…

Sidoqoftë, duke u vërtitur nëpër YT, gjeta një video ku Björk dhe PJ Harvey këndojnë “(I Can’t Get No) Satisfaction” të Rolling Stones. Meqë po afrohet fundviti, përshëndes të gjithë anonimët dramatikë të këtij blogu dhe ata jashtë tij. Qofshi mirë dhe të lumtur!

Dje-Sot-Neser

In dramat e botës on 1 Dhjetor, 2008 at 9:46 pm

Kur isha e vogel kaloja kohen time duke bere deshira, nuk e di pse me ishte fiksuar ne mendje qe menyra e vetme per ti arritur disa gjera, ishte te thoja ne mendjen time deshirat qe kisha duke then : te lutem te lutem te lutem edhe ato do te plotesoheshin.
Dhe duke qene qe nje pjese e mire e tyre plotesoheshin (per rastesin me te madhe) atehere kjo me bindte mua qe PO nese lutesh fort do te plotesoheshin.
Dhe keshtu per kohe te gjate… Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

grama II

In dramat e botës on 30 Nëntor, 2008 at 11:56 am

You, the living (!!!)

In dramat e botës on 25 Nëntor, 2008 at 10:19 am

Dramatikisht

In dramat e botës on 6 Nëntor, 2008 at 8:39 pm

…kisha per te thene vetem kaq:

 

…duke menduar per ty.

Arsyja e te qenurit???!!!!

In dramat e botës on 29 Tetor, 2008 at 5:57 pm

Kujt nuk i kane ardhur ndonjehere ndonje nga ata deshmitaret e Jehovait ke dera e shtepise???
Mua gjithmone, edhe kudo, si ne Shqiperi ashtu edhe ketu ku jam tani.
Ne fakt sme shqeteson ideja e nje bashkbisedimi mbi fene dhe besimin, thjeshte jam koke forte, kam bindjet e mia te cilat i mbroj si mundem, dhe mbi te gjitha kam nje shpirte kundershtimi te theksuar.
Njese se kjo nuk eshte çeshtje.

Ceshtja eshte qe ketu ishte nje meso grua qe me vinte, shume e mbajtur, me sy shume te bukur, dhe shume e qeshur, dhe me nje ze shume qetesues, nuk vinte per mua, sepse une zakonisht nuk kam kohe…as deshire…as nerva…

Heren e fundit isha duke dal nga dera, edhe shoh kete zonjen qe me dha me nje buzeqeshje te madhe revistat e zakoneshme…e kisha me nxitim, ajo me nge si gjithmon. Ne fakt e kisha vene re ndryshimin e saj fizik, por si perhere arsyeja qe i jap gjerave eshte : njerzit kane halle, sja kane ngene shume gjerave, keshtu qe varja. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Mbi meshkujt -3-!

In dramat e botës on 24 Tetor, 2008 at 11:03 pm

Ata kane detyrimisht diçka qe thyen mitin e tyre.
Dhe ai me i persosuri, me i bukuri, me i zgjuari, me….princi i kalter, e ka nje te keqe!

E gjithe çeshtja eshte ti zbulosh, ti studjosh, eventualisht ti rregullosh nese krijesa ne fjale ja vlen, ose ose ne rastin e kundert ti heqesh vizen, te kalosh ne nje qenje tjeter duke shpresuar te jete me mire.

Problemi qendron ne dy pika te vogla:

1) Kur mundohesh ti ndreqesh, i jep rruge nje problemi tjeter qe eshte: Ti do te me ndryshosh qe tani ?!

2) Kur mundohesh te kalosh ne nje faqe te re te nje libri tjeter, bie ne dyshimet e zakonshme te stilit : po sikur te gjithe ata, te jene nje dege me e thyer se tjetra, sikur asnjeri asnjeri te mos jete ne nje mesatare te pranueshme!!!! Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Mbi meshkujt -2-!

In dramat e botës on 12 Tetor, 2008 at 6:31 pm

Thelle thelle, mendoj se te zesh vendin e seksit tjeter per nje çast te vetem, te ben mire.
Dmth, pertej faktit qe ke nje pikpamje te dyfishte per situata te njejta, te lejon qe per X-kohe te ndjesh ate qe seksi i kunder ndjen.
Sigurisht kur ne rolin e seksit te kunder je dominues dhe mbi te gjitha ben rregullat, te shijon akoma me shume.

E gjithe kjo per te thene qe, ndihesh mire…dmth, ndihesh mire kur ne nje fare menyre merr hak ne emer te gjinis tende, me po te njejtat pretekste qe ate…”ata kundershtaret” tane dominojne pjesen me te madhe te kohes. Lexoni pjesën e mbetur të këtij zëri »

Mbi meshkujt -1-!

In dramat e botës on 4 Tetor, 2008 at 1:29 pm

Ti futesh ke ata qe une i cilesoj te llojit “barbar”.
Je si akull.
Te mungon sensibiliteti.

Barbaria e nje mashkulli nuk mund te ishte personifikuar me mire se sa ne ty,
gjeja qe me çudit me shume eshte qe ne kete barbarin tende, ka edhe momente lekundje, momente qe te bejn ty human si gjithe ne te tjeret, momente qe ke nevoj per pak dashuri ….pa seks…

Je akull, mbase ke qene…nuk e di.
Te gjithe kemi rene poshte te pakten njehere, por mesa duket renja jote ishte e tronditeshme (sikurse dhe e imja) por ndryshimi mes nesh eshte qe une si gjini femerore, lekundem gjithmone, dhe kthehem ne nje menyre apo nje tjeter ne bazat e rrenjes time….po ti?
Prandaj nuk e di akoma nese eshte thjeshte nje menyre vetembrojtje apo ti realisht je nje ajsberg, pa shpresa kthimi.

Pas nje “update-i” mbi “ne”, perfundimi ishte fatal:
– ti me thua: sdua sentimentalizma
– une te them: do perfundosh vetem
– ti qe me trajton si nje lojtare te dyfishte te ciles ju zbulua loja
– une te shof me nje urrejtje te pashmangeshme

Dhe seicili ne ane te tija….te pakten per 10 minuta…
ndryshe nga parashikimet jam serisht aty ….dhe ti je akoma aty….dhe dje bashk, sot serisht bashk….

Pas vendosjes se rregullave te tua, loja filloi….
i pari qe nuk i rrespekton do “thyhet”
i pari qe nuk i rrespekton duhet te marri vendimin…
i pari qe tejkalon kufirin…do te jete serisht vetem.

Asgje e re

In dramat e botës on 3 Gusht, 2008 at 8:33 pm

Si gjithmon i njejti mendim, i njejti fiksim, e njejta pikpyetje.

Po shikoja ate stilolapsin e vjeter ke nje cep i tavolines, edhe ai si shume objekte te tjera e ka nje histori.
Jam e sigurt qe ti e ke harruar.
Mua me pelqen te koleksjonoj objekte krejt te pavlera por qe kan lidhje me dike, diçka, qe kane nje histori, dhe permbledhin shume emocjone, qe po ti mbledhesh te gjitha dhe ti rrathisesh mire mund te lexohet jeta ime, dhe gjithshka qe ka pasur rendesi per mua.
Dhe ja hiç, thjeshte te mendova 5 minuta….e kapa e hodha diku qe smund ta shifja, dhe si çdo objekt tjeter perfundon ke cepi i sendeve qe duhen harruar.

Te thashe? Kam filluar kurimin.

1 perpara e 2 mbrapa

In dramat e botës on 16 Qershor, 2008 at 11:06 am

Sa here qe ti mundohesh te kthesh faqen e fundit dhe te mbyllesh nje kapitull, ndodh detyrimisht diçka qe jo vetem te ndalon ta besh, por qe ngre pikyetje te tjera akoma me te veshira per tju pergjigjur se te parat.

Do te doja qe kjo te ndalonte.
Eshte e veshtire te pranosh te mbyllesh syte kur nuk ka rruge dalje, dhe te pranosh qe gjerat jane ashtu edhe pike, qe asnjeri nuk ben dot asgje.
Por eshte akoma me e veshtire kur ti me gjith vullnetin e mire qe ke, mundohesh qe ti lesh çeshtjet e pamundura per te vazhduar jeten pa kerkuar me te kuptosh keto te fundit.

Jeta eshte vertete e padrejte.
E vetmja gje qe me ngushellon eshte te them qe ka akoma me keq, dhe se une bera çfare munda, e provova te pakten, dhe sot e kam ndergjegjen e qete qe bera ate qe ndjeva per momentin (mire apo keq kjo eshte çeshtje tjeter).
Por gjithsesi pas ngushellimit fshihet edhe inati qe pse nuk eci fati, inati me Zotin, inati me te tjeret.

Dhe me e keqja eshte…
Qe serisht po te me jepet rasi, do luaj prap. Dhe nese humbas serisht, do luaj prap.
Derisa te dorzohem komplet, dhe te bindem qe vazhdimi eshte nje vetevrasje.
Njerzit rreth me than qe duhet ta konsideroja veten me fat, mund te kishte qene shume me keq, por une do ta shoh goten gjithmon gjithmon gjysem bosh, dhe do ta konsideroj veten gjithmon gjithmone pa fat (per rastin ne fjale).

Dhe siç ka thene njeri: çfare do te ishte jeta pa shpresen!!!!

I/

In dramat e botës on 12 Qershor, 2008 at 8:23 am

Dje doja te shkruaja diçka, pak a shume te njejten gje qe po shkruaj edhe sot ne fakt.
Por e di qe kur shkruaj ne momente inati dhe urrejtje, shkruaj gjera te cilat te nesermen me vjen keq qe i shkruajta.

Bera zgjidhjen time, zgjodha ate qe eshte me e mira per mua, dhe jo ate qe deshiroja.
Llogjikisht dhe politikisht korrekte, apo jo?

Por un s’jam keshtu. S’me ngjan mua. Une jam krejt e kunderta.
Ti e di qe une i urrej gjerat politikisht korrekte, s’kam dashur kurre te jem si turma dhe me turmen per arsyje te dobta, pa pasur bindje personale per çeshtjen.
Mesa duket kam ndryshuar.
Mbase e kuptova mesimin qe me dhe ti te cilin e pagova shtrenjte.
Edhe vete pak e nga pak po vija re qe nuk kisha me te njejtat mendime per jeten, per njerzit, per boten, per ty.
E ndjej lodhjen per gjithshka , dhe s’kam me deshire per lufte.

Lidhja me ty?
Ti bere te njejten gje kohe me pare, dhe une te urreva per kete.

In dramat e botës on 11 Qershor, 2008 at 7:03 pm

Dashuria nuk eshte aq e rendesishme saç thuhet.
Individi eshte vetem dhe duhet ta pranoje.
Nuk eshte dashuria qe do ta sheroje nga vetmia.

(fragment i marre nga nje liber)

pulizzie di primavera

In dramat e botës on 3 Qershor, 2008 at 6:15 pm

Po pastroja postën dhe gjeta mailin e mëposhtëm; dramatik për marrësin e parë, por dhe për marrësin e dytë (mua) që dashurdhonte asikohe atë të parin:

ieri ho visto casa tua a f. e anche a me sembrano 10 anni da quando ci siamo visti. ma non mi manchi. quando ti penso, sono contenta di aver potuto conoscerti, ma non è che ho voglia di esserti vicina. volevo dirtelo, perché forse cosi preferisci di non rivedermi. adesso so che non sono innamorata di te. se fossi innamorata mi mancheresti di più. mi dispiace che devo dirti queste cose, ma mi sembra giusto essere onesta. ho voglia di venire a trovarti come amica, ma non voglio che tu stia male.

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???