Archive for the ‘dramat e botës’ Category
may I feel said he
In dramat e botës on 27 Maj, 2008 at 3:35 pm(i’ll squeal said she
just once said he)
it’s fun said she
.
(may i touch said he
how much said she
a lot said he)
why not said she
.
(let’s go said he
not too far said she
what’s too far said he
where you are said she)
.
may i stay said he
(which way said she
like this said he
if you kiss said she
.
may i move said he
is it love said she)
if you’re willing said he
(but you’re killing said she
.
but it’s life said he
but your wife said she
now said he)
ow said she
.
(tiptop said he
don’t stop said she
oh no said he)
go slow said she
.
(cccome?said he
ummm said she)
you’re divine!said he
(you are Mine said she)
.
Ti!
In dramat e botës on 12 Maj, 2008 at 8:58 pmMe ka marre malli.
Me ikjen tende, me duket se vdiq nje pjese e imja, pjesa ime me e mire.
Ajo pjese qe te ben jo te plotfuqishem, por te pamposhtshem.
Mendoj ndonjehere per ty, jo jo ne fakt te mendoj shpesh.
E di qe me ben keq, biles sepse me ben keq ndaj te mendoj.
Je nje perzierje dashurie dhe urrejtje.
Mbase sepse kam nevoj ndonjehere te kem dozen time te dashuris dhe urrejtjes, mbase nostalgjia…
Do doja te kthehesha mbrapsht, dhe te pastroja ndergjegjen time,
te mos kisha asgje pishman.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe te perfitoja me shume nga koha qe kisha me ty,
kohen qe se kam me.
Do doja te kthehesha mbrapsht dhe ate nate mos te me kishte zene gjumi,
se te nesermen ti s’ishe me.
in dreams
In dramat e botës on 4 Maj, 2008 at 9:55 pmi am sitting at my favorite spot, in my favorite bar. my closest friends are there. so are you. and it’s so odd, because i haven’t seen you in so long. just yesterday i was thinking that i was beginning to forget your face. your beautiful beautiful face which i have kissed on countless sunday mornings. you’re there and it’s as though we never parted. i am so happy to see you my heart feels as though it’s about to explode.
…
what was that? one second. perhaps two? i used to console myself once that we would soon meet in a dream and that that would be better then nothing. but now… now that is three in the morning and the only living thing stirring about is my pounding heart… now i’m thinking that it’s awfully cruel for you to make your grand appearance in my silly little head for a silly little second.
it’s sunday morning. and we are now utter strangers. dreams are cruel.
Kthim ne te kaluaren
In dramat e botës on 4 Maj, 2008 at 9:02 amE kap shpesh veten duke pare ate kutin qe me dhe ti, dhe ne momente qe kthjellohem, e mbyll, e hedh aty ke cepi ku jane te gjitha bizhuterit e tjera.
Ndonjehere mendoj per ty, jo ashtu siç ti do deshiroje qe une te mendoja, por gjithsesi te mendoj.
Kur mora vesh qe ti ishe semur, nuk e di pse me kapi nje ndjenje fajtesie, dhe zeri brenda meje bente lloje lloje dialogjesh me akuza dhe jusifikime.
Ate nate, me the fjalet qe do kisha dashur te mi thoje shume kohe me pare, qe duhet ti kishe thene shume kohe me pare, atehere do te kishin sherbyer per diçka, dhe mbase sot gjerat do ishin ndryshe.
Mbase ishte semundja qe foli, mbase frika e……, mbase sepse isha e vetmja qe ishte aty per ty, mbase ka shume arsyje, dhe mbase eshte arsyja qe me dhe ti.
Ishte kulmi i kulmit me duket, nderkohe qe ti ishe shume i prekur nga rendesia e fjaleve qe thoje, une isha shume e prekur nga mungesa e dikujt tjeter qe mendoja.
Do kisha dashur shume qe ne vendin tend ne ato momente ekzaktesisht, te ishte ai.
Ok, e di, nuk ta kisha thene, kam dashur dike tjeter shume me shume se ty, qe isha gati ti jepja shume me shume se çte dhashe ty.
Ok, e di, te genjeva kur me pyete, e si mund te kisha thene te verteten?! Nuk ishte momenti per ty.
Sot, shkruhemi ndonjehere, dua thjeshte te dije qe je mire, te tjerat sme interesojne shume.
Ti e more pergjigjen e pyetjes tende edhe pse nuk ta dhashe une.
Dhe jeta vazhdon…
Drama te pandergjegjshme
In dramat e botës on 18 Prill, 2008 at 12:28 pmTi vjen naten
Vetem naten
Atehere kur s’te sheh askush
Vetem une dhe nata
Ti vjen dhe hyn ne veshin tim
Me thua fjalet qe s’mi the kurre
Me jep ledhatimet qe s’mi dhe kurre
Me jep ngrohtesine e mohuar
Ma jep shpirtin te plote
Ma le zemren ne dore
E une
Une nuk mund te te refuzoj
Te mbaj brenda veshit
Brenda shpirtit
Brenda meje
Dhe zemren
Zemren ta kthej mbrapsht
Me kujdes
Ne mengjes,
kur iken po aq vjedhurazi
Ne mengjes
kur dita shprish naten
Enderrat
kam degjuar
In drama fizike, dramat e botës on 14 Prill, 2008 at 9:30 pmse ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.
po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?
kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.
kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.
e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?
kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.
edhe Neruda…
In dramat e botës on 12 Prill, 2008 at 10:59 pmPoema 20
Pablo Neruda, “20 poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar ”
.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
.
Të shkruaj, për shembull : « Nata është e yjëzuar
dhe dridhen, të kaltër, yjet, në largësi »
.
Era e natës sillet në qiell e këndon.
.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Unë e desha, e nganjëherë dhe ajo më deshi.
.
Në netët si kjo e kisha ndë krahë.
E putha disa herë nën qiellin e pafund.
.
Ajo më deshi, nganjëherë dhe unë e desha.
Si të mos i kem dashur sytë e saj të mëdhenj e të përhumbur.
.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të mendoj se nuk e kam. Të ndjej se e kam humbur.
.
Të dëgjoj natën e stërmadhe, më të stërmadhe pa të.
Dhe vargu bie mbi shpirt si vesa mbi bar.
.
Sa rëndësi ka që dashuria ime s’do mund ta shohë.
Nata është me yje dhe ajo s’është me mua.
.
Kjo është e gjitha. Diku tutje, dikush këndon. Diku tutje.
Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.
.
Si për t’iu afruar vështrimi im e kërkon.
Zemra ime e kërkon e ajo s’është me mua.
.
E njejta natë që zbardhi të njejtat pemë.
Ne, ata të pastajmët, s’jemi më të njejtët.
.
Unë nuk e dua, është e sigurt, por sa shumë e desha.
Zëri im kërkonte erën për të prekur veshin e saj.
.
E tjetërkujt. Do jetë e tjetërkujt. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj, patjetër. Sytë e saj të pafund.
.
Unë nuk e dua, është e sigurt, por ndoshta e dua.
Eshtë kaq e shkurtër dashuria, e kaq i gjërë harrimi.
.
Sepse në netë si kjo e kisha ndër krahë,
Shpirti im s’kënaqet me ta pasur humbur.
.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që më shkaktoi
dhe këto janë vargjet e fundit që i shkruaj.
~
përktheu nga spanjishtja: dr. anonim
sepse…sepse kështu…
In dramat e botës on 12 Prill, 2008 at 5:50 pmSonet XLV
Pablo Neruda
~
Mos rri larg meje asnjë ditë të vetme, sepse kështu,
sepse, nuk di ta them, është e gjërë dita,
e do rri duke pritur si në stacionet
kur diku tutje u përgjumën trenat.
~
Mos shko për një orë sepse pastaj
në këtë orë bashkohen sumbullat e pagjumësisë
e ndoshta gjithë tymi që shkon shtëpi duke kërkuar
do vijë akoma të vrasë zemrën time të humbur.
~
Mos u zhbëftë silueta jote në rërë
mos fluturofshin qepallat e tua në mungesë:
mos shko për një minutë, e dashur,
~
sepse atë minutë do kesh ikur kaq larg
sa unë do t’i bije botës kryq e tërthor duke pyetur
nëse do të kthehesh apo do të më lësh të vdes.
~
përktheu nga spanjishtja : dr. anonim
situate
In drama familjare, drama fizike, dramat e botës on 9 Prill, 2008 at 5:31 pmkemi nje valle, ok? ja e filluan dy veta ket’vallen. nuk e kishin idene fare si kercehej, po e filluan gjithsesi. bam muzika, bam edhe ata. vetem se po shpejtohej muzika e gjore dhe kembet nuk po e ndiqnin dot. ja edhe kembet u morren edhe njeri pengoi tjetrin e keshtu me rradhe. edhe publiku u inatos e u fye fort se e kishte marr shume seriozisht rolin e gjykatesit. po edhe njeri nga “valletaret” u turperua se publiku filloi tu bente “boooooooooo” edhe fap, nje vrap te mire nga skena.
ngelet “valletari” tjeter si derdemen guak edhe ja fut nje valleje, stil komplet i ri, qe vetem gorrillat e kuptojne.
si i behet hallit?
foto by jill greenberg