dr. anonim

Posts Tagged ‘kërko Nerudën’

sepse…sepse kështu…

In dramat e botës on 12 Prill, 2008 at 5:50 pm

Sonet XLV

Pablo Neruda

~

Mos rri larg meje asnjë ditë të vetme, sepse kështu,

sepse, nuk di ta them, është e gjërë dita,

e do rri duke pritur si në stacionet

kur diku tutje u përgjumën trenat.

~

Mos shko për një orë sepse pastaj

në këtë orë bashkohen sumbullat e pagjumësisë

e ndoshta gjithë tymi që shkon shtëpi duke kërkuar

do vijë akoma të vrasë zemrën time të humbur.

~

Mos u zhbëftë silueta jote në rërë

mos fluturofshin qepallat e tua në mungesë:

mos shko për një minutë, e dashur,

~

sepse atë minutë do kesh ikur kaq larg

sa unë do t’i bije botës kryq e tërthor duke pyetur

nëse do të kthehesh apo do të më lësh të vdes.

~

përktheu nga spanjishtja : dr. anonim

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???