dr. anonim

Posts Tagged ‘te qenurit gjalle’

kam degjuar

In drama fizike, dramat e botës on 14 Prill, 2008 at 9:30 pm

se ke takuar nje tjeter. ajo nuk eshte fare si une. eshte elegante, me floke te gjata te drejta e me shkelqim. edhe lekuren e ka te nxire prej “djellit” artificial. e mban mend si talleshim dikur me vajzat aq te fiksuara pas “tanning” sa arrinin e shnderroheshin ne karrota te thara? nejse, ti e paske marre nje karrot ne shtratin tend te bute. ndoshta me mire keshtu. karrotat, e sidomos ato te thatat, nuk djersisin shume. ndoshta edhe fare! jam e sigurte se ty nuk te ka marre malli per carcafet plot djerse nga ster-punimi i qelizave te mija.

po vras mendjen: po hic fare nuk te merr malli per mua? aq tu desh per te me harruar? nje karrote e thare? pse me sheh sikur te jem monster? nuk me mban mend fare? jam un, e njejta, qe te mbajti doren fort kur ishe semure e kur ishe i shendetshem. jam un, e njejta, qe te guduliste koken per te te vene ne gjume. jam un, e njejta, qe te ferkonte kembet me kremin qe kishe qejf ti, kur rrije ne kembe gjithe diten e vije tek un, ne shtepine tone. kaq shpejt me harrove?

kam degjuar se je i kenaqur. i qete. ashtu qofte, i them vetes. po deshperimi im ndaj ikjes tende me ka lene keshtu te paralizuar. keshtu qe, kur degjoj se je i lumtur me ther pak ne gjoks edhe pse ta dua te miren. po ja qe ti nuk je i lumtur me mua. ja qe tu desh c’rrenjosja ime dhe nje karrote me vethe te medhaja e me varse diamanti qe te te vinte buzeqeshja ne vend.

kam degjuar se po kerkon per nje shtepi te re. larg meje. afer saj. kam degjuar se nderron biseden kur permendet emri im. kam degjuar se je dobesuar pakez. kam degjuar sepse pyes. cmenduri, e di. po ja qe dua te di. dua te di si je? si kalon? po per mua a mendon? kam degjuar, kam degjuar – e nderkohe dua vetem te degjoj zerin tend. me mungon ashtu sic me mungon ajri.

e si u zhduke keshtu? kaq papritur? kaq dhunshem?

kam degjuar se dashuria tashme eshte pa vlere per ty. edhe per mua. edhe pse, un akoma, akoma te dua.

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???