dr. anonim

Kthim ne te kaluaren

In dramat e botës on 4 Maj, 2008 at 9:02 am

E kap shpesh veten duke pare ate kutin qe me dhe ti, dhe ne momente qe kthjellohem, e mbyll, e hedh aty ke cepi ku jane te gjitha bizhuterit e tjera.
Ndonjehere mendoj per ty, jo ashtu siç ti do deshiroje qe une te mendoja, por gjithsesi te mendoj.
Kur mora vesh qe ti ishe semur, nuk e di pse me kapi nje ndjenje fajtesie, dhe zeri brenda meje bente lloje lloje dialogjesh me akuza dhe jusifikime.

Ate nate, me the fjalet qe do kisha dashur te mi thoje shume kohe me pare, qe duhet ti kishe thene shume kohe me pare, atehere do te kishin sherbyer per diçka, dhe mbase sot gjerat do ishin ndryshe.
Mbase ishte semundja qe foli, mbase frika e……, mbase sepse isha e vetmja qe ishte aty per ty, mbase ka shume arsyje, dhe mbase eshte arsyja qe me dhe ti.

Ishte kulmi i kulmit me duket, nderkohe qe ti ishe shume i prekur nga rendesia e fjaleve qe thoje, une isha shume e prekur nga mungesa e dikujt tjeter qe mendoja.
Do kisha dashur shume qe ne vendin tend ne ato momente ekzaktesisht, te ishte ai.

Ok, e di, nuk ta kisha thene, kam dashur dike tjeter shume me shume se ty, qe isha gati ti jepja shume me shume se çte dhashe ty.
Ok, e di, te genjeva kur me pyete, e si mund te kisha thene te verteten?! Nuk ishte momenti per ty.

Sot, shkruhemi ndonjehere, dua thjeshte te dije qe je mire, te tjerat sme interesojne shume.
Ti e more pergjigjen e pyetjes tende edhe pse nuk ta dhashe une.

Dhe jeta vazhdon…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: