dr. anonim

Nese nje dite do te trokas ne deren tende.

In drama familjare on 2 Maj, 2008 at 6:40 pm

Erdha,
I rash deres disa here…mezi u hap se ishte heret ne mengjes, prisja te hapej totalisht, por u hap pak nga pak.
Nuk eshte se me preku fakti qe sme njohen, thjeshte isha edhe vete ne gjendje kome.
Kur behet kohe, sdi ku te ulesh, çfare te besh, cfare te thuash, sdi cfare te pyesesh.

Dhe gjate kesaj kohe:
Mos integrimi total, habitja e pafunde, njerez te çuditshem, me xheste dhe menyra te çuditeshme.
Dhe une aty ne mes, njehere ketej njehere andej, njehere gezuar e nje here trishtuar,
mbizonteronte mungesa e here pas hereshme e vemendjes.

Me pas:
Padurimi po me mbyt, po stresohem ne kulm, kjo jeta ketu nuk eshte e imja atehere dua te largohem, vij gjithmon e me vone, ose nuk vije fare…

Dhe ne fund:
Futem ke dhoma jote, ulem ke kembet e tua, ti ke sy shume te bukura por ti je plakur shume,
rri rri dhe qaj, ti me thua mos qaj, pastaj me puth, dhe une qe gjej nje arsyje idjote per tu larguar nga ty.
Pastaj kthehem prap, me kishe munguar aq shume, do me mungosh aq shume, fjalia e pare qe digjova nga ty ishte : oh me ne fund, dhe lotet e tua qe ne pike te mengjesit.

E di qe ste marre shpesh ne telefon, por ti e di qe jam hallakatje, jam dhe sjam, ndonjehere edhe kur jam zere se nuk jam, ti e di, gerthas, uleras, kam nerva shume, por vetem ti me ben te qaj si femije, thjeshte duke me prekur me ato duart e tua qe jan vyshkur aq shume, qe jan lodhur tmerresisht.

Ne mendje me tingellon akoma zeri jot qe me therret.

Do te doja qe heres tjeter te ma hapje deren ti edhe pse me the qe sdo te gjeja me, do ma hapesh?

  1. gjyshja me të cilën jam rritur, sa herë shkoj ta shoh, tre-katër herë në vit, kur kthehem në Shqipëri, më thotë: kur t’vish herën tjetër, do t’ketë shku nana… dhe sikur do të më vërë në faj që s’e marr në telefon shpesh apo që ato pak ditë që jam aty s’e shoh aq sa do donte ajo… dhe nganjëherë ndjehem në faj, por nganjëherë më kap tërbimi… as njëra, as tjetra, s’më duken ndjenja të mira…

  2. jam duke degjuar james brown’s “please” tani. edhe bashke me keto fjalet, se si me erdhi… sikur ma dha njeri fort prapa kokes te me kujtonte dicka qe e kam lene pa zgjidhur.

    hutove the?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Lirikashqiptare

trëndafil që rri në portë...

edrus...

Përse të mos qeshim???

Këtë e pëlqejnë %d blogues: